KUIZ/ Çfarë tregon marrdhënia juaj me paratë? Jeni të prirur të shpenzoni apo të kurseni

Kompania Zopa ka krijuar një kuiz që ju lejon të zbuloni “kafshën shpirtërore” përsa i përket financave tuaja. Për ta zbuluar këtë mjafton të plotësoni këtë kuiz të shkurtër, përcjell Bordo.al. 

Nëse papritur do të lishit në dorë një shumë të madhe parash çfarë do të bënit?

  • Do të shkonit për pushime (A)
  • Do ti vinit mënjanë (B)
  • Do ti shpenzonit për veten tuaj duke blerë gjëra (C)
  • Do ti investonit (D)

Shpenzoni shpesh para për miqtë dhe familjen tuaj?

  • Po, më pëlqen ti qeras njerëzit që dua. (E)
  • Ndonjëherë (D)
  • Jo, punoj shumë për ti fituar paratë e mia dhe I shpenzoj vetëm për vete. (F)
  • Jo, por do të doja të isha në gjendje ta bëja. (G)

Sheh 1000 lekë në rrugë. Çfarë bën…

  • I marr…Është dita ime me fat. (F)
  • Bën sikur nuk I sheh. (G)
  • Shikon rrotull për personin të cilit mund ti kenë rënë. (A)
  • Ja jep dikujt që ka nevojë për to. (E)

Çfarë do të thotë për ty siguria financiare?

  • Mungesë shqetësimi. (B)
  • Lumturi (H)
  • Fuqi (F)
  • Mund të blej çfardolloj gjëje që dua. (C)

E dini saktësisht sa para keni në llogarinë tuaj bankare?

  • Po deri në qindarkën e fundit. (F)
  • Po pak a shumë. (I)
  • Jo nuk guxoj ta di. (G)
  • Jo dhe nuk më shqetëson fakti të mos e di (C)

E konsideroni veten një person që rrezikon?

  • Po, të ndërmarrësh rreziqe është emocionuese. (A)
  • Diku në mes. (D)
  • Jo të ndërmarrësh rreziqe është tmerruese. (I)

A diskuton për paratë me miqtë?

  • Po më pëlqen të jem i/e hapur mbi situatën time financiare. (F)
  • Po por më duket pak e sikletshme. (B)
  • Jo pasi ka gjëra më të mira për të cilat mun dtë flasim. (G)
  • Jo pasi financat e mia janë punë vetëm për mua. (C)

Jeni me vonesë për të marrë pjesë në një event por po mundoheni të kurseni para.

  • Merrni autobusin pasi është mënyra më e lirë për të udhëtuar por do të jeni shumë vonë. (B)
  • Merrni metron si zakonisht dhe do të vonoheni vetëm pak. (I)
  • Merr një taksi pasi nuk ja vlen të bëhesh vonë. (C)

Rezultatet

Më shumë A: Kangur- I perceptoni paratë si një burim aventure dhe lirie dhe ju pëlqen të ndërrmerrni rreziqe me paratë tuaja.

Më shumë B: Antilopë- mendoni se monitorimi I financave tuaja është një burim kontrolli prandaj ju pëlqen të kaloni shumë kohë duke ndjekur financat tuaja.

Më shumë C: Gjel deti- nuk kenii menduar kurrë për një buxhet dhe nuk keni patur fat me kursimet. Merrni kënaqësi nga shpenzimi I parave.

Më shumë D: Ketër- do të preferonit të kursenit sesa të shpenzonit para.

Më shumë E: Shimpaze- ndiheni keq kur zotëroni shumë para pasi situate të tilla ju bëjnë me një ndjenjë faji.

Më shuëm  F: Vidër- paratë për ju janë një burim fuqie dhe prandaj qëllimi juaj është të rrisni gjithnjë e më shumë mirëqenien tuaj.

Më shumë G: Struc- nuk ju pëlqen të menaxhoni financat tuaja dhe I shmangni detyrat tuaja të përditshme që kanë lidhje me paratë.

Më shumë H: Luan- keni tendencën të kurseni para për njëfarë kohe por edhe shpenzoni pa kriter  kur ndikoheni nga stimuj të jashtëm.

Më shumë I: Qen- zgjidhni sigurinë financiare mbi të gjitha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button