Ministria e Ekologjisë: Qendra telefonike, nuk është pajisje për përgjim

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është në procedurën e prokurimit të një centrali  telefonik, për të cilin është lidhur një kontratë me Makedonski Telekom SHA Shkup, njofton Portalb.mk.

“Ju informojmë se centrali telefonik që duhet të blihet ka një Hard disk të integruar që shërben për të ruajtur skedarët e konfigurimit dhe mesazhet e sistemit, për shembull, mesazhet hyrëse, mesazhet zanore etj., dhe për të aktivizuar shërbimin e incizimit në fjalë, është e nevojshme të aktivizohet paraprakisht një licencë për incizimin  e bisedave”, thonë nga Ministria.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  ka paraparë që të hapë  Qendrën e Kontaktit, ku qytetarët do të munden të paraqesin ndonjë  ndotës dhe për këtë qëllim do të furnizohet e pastaj edhe të aktivizohet licenca me ndihmën e së cilës centrali telefonik do të ketë mundësi të incizojë. Incizimi  do të jetë vetëm në një kanal zëri (linja telefonike e qendrës së kontaktit).

“E njëjta do të përdoret për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët, ndërsa puna e qendrës së kontaktit do të jetë në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Incizimi  i thirrjeve telefonike është funksionaliteti standard i të gjitha centraleve  të reja telefonike të të gjithë prodhuesve të njohur dhe natyrisht pajisjet që do të prokurohen në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë pajisje të specializuara për incizimin dhe dëgjimin e thirrjeve telefonike”, thonë nga Ministria e Ekologjisë.

Ndryshe, dje mediat shkruajtën se Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor muajin e kaluar përmes furnizim publik ka blerë qendër telefonike me mundësi për përgjimin e telefonatave.

Tenderin në vlerë prej 1,7 milionë denarëve e ka marrë Telekomi, si kompania me ofertë më të ulët.

Shkrimet u publikuan pasi që para disa ditësh u bë e ditur se në Prokurorinë Publike dhe Gjykatën Themelore janë incizuar dhe përgjuar bisedat interne të telefonisë fikse. Për të njëjtën është paralajmëruar hetim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button