Deinstitucionalizimi i personave me nevoja të veçanta: buxheti nga 29 milionë denarë, rritet në 169 milionë denarë

Për deinstitucionalizimin e personave me nevoja të veçanta në Maqedoni, zëri buxheton për këtë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, i cili në vitin 2018 ishte mbi 29 milionë denarë, në vitin 2019 do të jetë mbi 169 milionë denarë, njoftoi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën për shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Botërore për Persona me Nevoja të Veçanta që u mbajt sot në Qeverinë e Maqedonisë e organizuar nga Trupi Kordinativ Nacional për implementim të konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2018, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kishte paraparë zër i posaçëm buxhetor, për deinstitucionalizimin, në vlerë prej mbi 29 milionë denarë. Për vitin 2019 janë paraparë rritje të caktuara, në vlerë prej mbi 169 milionë denarë. Gjithashtu, duke filluar nga ky shtator, 69 individë e shfrytëzojnë shërbimin ‘asistencë individuale’, kurse për vitin tjetër numri presim që të rritet 200 individë. Vitin a kaluar, për lehtësim të personave me nevoja të veçanta në procesin arsimor kanë qenë të angazhuar 140 asistent arsimor në 18 komuna, kurse në vitin shkollor 2018/2019 ky numër është rritur në 34 komuna dhe 300 asistentë arsimor”, tha Zaev.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska premtoi se krahas rritjeve të asistencës sociale, uljen e orarit të punës së prindërve dhe largimin e fëmijëve nga institucionet nacionale, do të sigurohet edhe pension për prindërit të cilët janë kujdesur për fëmijë me nevoja të veçanta deri në moshën 26 –vjeçare. Në shenjë simbolike ajo njoftoi se nga Demir Kapija është larguar edhe grupi i fundit i personave me nevoja të veçanta.

“Mendoj se duhet të shohim se çfarë është pritoritet në vitin n2019. Ajo çfarë dua të them, se me kërkesë të prindërve e kemi ulur orarin e punës së prindërve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, dhe të kemi rritje të shtesës deri më 50 për qind nga rroga mesatare, dhe me këtë mundësojmë që të bëhet vlerësim para procesit të deinstitucionalizimit, që të mos vjen deri te momenti kur prindi do të heq dorë nga fëmija. Çdo prindër që deri në moshën 26-vjeçare është kujdesur për fëmijën e tij, nuk e ka institucionalizuar të njëjtin, do të mund të fitojë pension pas moshës 62-vjeçare për nënat, dhe pas moshës 64-vjeçare për baballarët. Dhe simbolika e sotme është se në Demir Kapi nuk kemi më fëmijë me nevoja të veçanta të moshës 0-18, pasi që është larguar edhe grupi i fundit dhe është sjellë në Shkup për shkak të nevojave shëndetësore dhe sociale të cilat i ka ky grup. 34 për qind e fëmijëve në nivel shtetërore i kemi larguar nga institucionet, dhe vazhdojmë më tej”, tha Carovska.

Për këtë kanë ndihmuar Bashkimi Evropian, UNDP dhe UNICEF.

LEXO: Komiteti i Helsinkit: Personat me nevoja të kufizuara, mbeten të kufizuar në Maqedoni
LEXO: Alarmante: Në Maqedoni nuk dihet sa persona janë me nevoja të veçanta dhe si harxhohen mjetet për ata
LEXO: Golgota e përditshme e nënës Emsha me djalin autik: mungesë e mbështetjes institucionale
LEXO: Maqedoni, neglizhencën institucionale të personave autik përpos tyre e pëson dhe xhepi i prindërve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button