Nikolla Dimitrov tha se çështjet shqiptare të Kushtetutës, janë legjitime për t’u diskutuar

“Mendoj se është legjitime që të diskutohet për këto çështje, veçmas në diskutimet e ardhshme publike, pasi që ndjesia se dikush këtu është përkohësisht nuk është ndjesi e mirë”, kështu i replikoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, gjatë debatit të djeshëm për amendamentet kushtetuese, në lidhje me kërkesën e Selës që Maqedonia në preambulë të definohet si shtet multietnike dhe gjuha shqipe në Kushtetutë të mos definohet si gjuhë që e flasin 20% nga popullata dhe që është e ndryshme nga maqedonishtja, njofton Portalb.mk.

“Ju përmendët dhe ne disa herë ngas kjo foltore si Qeveri flasim për konceptim një shoqëri për të gjithë. Mendoj se në shtetin tonë nuk ka fuqi më të madhe politike e cila nuk është afër qëndrimin se sa më shumë jemi bashkë si shoqëri multietnike, maqedonasët, shqiptarët, turqët, serbët, boshnjakët, vllahët, romët , aq e kemi më të fuqishme Maqedoninë. Në atë kuptim, në fjalimin tuaj hapët disa çështje që janë të vlefshme për t’i menduar. Mendoj se është legjitime që të diskutohet për këto çështje, veçmas në diskutimet e ardhshme publike, pasi që ndjesia se dikush këtu është përkohësisht nuk është ndjesi e mirë. Atë e theksoi edhe kryeministri Zoran Zaev, në korniza të diskutimit në komisione. Në ato nene të Kushtetutës që i kemi hapur për shqyrtim për debat. Maqedonia është shtet i përbashkët, i të gjithëve dhe mendoj se vlen që për atë të debatohet dhe të diskutohet”, deklaroi Dimitrov.

Sela në fjalimin e tij theksoi që ata insistojnë që Maqedonia të definohet si shtet multietnik dhe deputetët ta përkrahin idenë që gjuha shqipe të mos thirret, gjuhë që e flasin 20% e popullatës, por që është e ndryshme nga maqedonishtja.

“Ne insistojmë që preambula t’i bëjë qytetarët e Maqedonisë të barabartë, pa marrë parasysh të përkatësisë etnike. Insistojmë që Maqedonia në preambulë të definohet si shtet multietnik. Ne do të insistojmë që definicioni për gjuhë shqipe, të jetë gjuhë shqipe dhe jo të jetë definicion i cili e quan shqipen, gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja dhe ne besojmë se të gjithë këtë ide, për të njëjtat shkaqe që ju mendoni se u goditet identiteti juaj. Për të njëjtat për çfarë ka ekzistuar beteja politike me Greqinë në këto 27 vite, për të njëjtat shkaqe që ka pasur konteste edhe me vend tjera fqinje. Njëjtë sikur jeni ndjerë ju kur dikush ua ka mohuar gjuhën, kur dikush e ka thirrur gjuhën tuaj me definicione tjera të gjuhëve tjera, për të njëjtat shkaqe të gjithë ju duhet të përkrahni që në Kushtetutë, në amendamentin 5 që ka zëvendësuar nenin 7 të Kushtetutës që të mos ekzistojë definicioni i gjuhës që e flasin mbi 20% të popullatës dhe që është e ndryshme nga gjuha maqedonase, por të ekzistojë gjuha shqipe, ashtu siç është, në mënyrë që kjo të jetë një pikënisje për të ndërtuar shumë gjëra të përbashkëta në të ardhmen”, theksoi Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button