Opozita hungareze: Krimineli Gruevski ka fituar azil pa pajtueshmërinë e popullit

Tre parti opozitare hungareze nëpërmjet një letre të hapur kërkojnë që ish kryeministri Nikolla Gruevski të ekstradohet në Maqedoni. Partia Socialiste, Dialog për Hungarinë dhe Koalicioni Demokratik thonë se Qeveria në krye me Viktor Orbanin duhet të jetë e vetëdijshme se nuk e përfaqësojnë vetëm popullin hungarez, por të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian, njofton Portalb.mk.

“Qeveria në krye me Orbanin ka trajtim të njëjtë ndaj të gjithë qytetarëve të cilët janë të orientuar pro-Rusisë, pa dallim nëse janë hungarezë ose shtetas të Bashkimit Evropian, njëjtë siç është pro-rus i orientuar krimineli Nikolla Gruevski. Është e papranueshme që Nikolla Gruevski ka fituar azil në Hungari, pa pajtueshmërinë e popullit të Hungarisë”, shkruajnë në letër tre partitë.

Ata e ftojnë Qeverinë e Hungarisë që të kthehet në rrugën evropiane dhe t’i respektojë standardet evropiane, vlerat themelore të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut.

Ndryshe, dje ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë, Renata Deskoska deklaroi se ende nuk kanë marrë përgjigje në lidhje me kërkesën për azil nga autoritetet hungareze, ndërkaq jo-zyrtarisht ashtu edhe siç pranoi vetë, Gruevski ka fituar azil.

Ndryshe, Gruevski më 20 nëntor nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button