Afganistan, të paktën 6 të vdekur nga sulmet e talebanëve

Militantët talebanë kanë kryer dy sulme të njëkohshme në qarqet Andhoy dhe Kurgan të provincës Faryab në veri të Afganistanit, ku kanë humbur jetën 6 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefekti i qarkut Andhoy, Sultan Sanxhar në një deklaratë për AA tha se militantët kanë sulmuar stacionet policore në afërsi të qendrës së qarkut.

Sanxhar bëri të ditur se në sulm kanë humbur jetën 3 pjesëtarë të sigurisë ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.

Ai po ashtu njofton se si pasojë e sulmit, tre stacione policore janë nën kontrollin e talebanëve dhe se në përleshjet pas këtij sulmi janë vrarë 7 pjesëtarë të talebanëve.

Ndërkohë prefekti i Kurgan-it, Muhammed Ibrahim Tinmes tha se në sulmet e militantëve ndaj qarkut Kurgan, stacioni policor Yaka Ling tani është nën kontrollin e pjesëtarëve të organizatës.

Tinmes bëri të ditur se në sulm kanë humbur jetën 3 pjesëtarë të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button