Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kërkon nga komunat t’i kontrollojnë qentë endacakë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informon se ka dërguar shkrim me këkesë te të gjitha komunat që të cilat kanë obligim ligjor për vendosjen e sistemit përkatës për kontrollim të qenve endacak, transmeton Portalb.mk.

“Nga ana e veterinarëve zyrtarë janë duke u bërë kontrolle se a kanë miratuar plan dhe program vetëqeverisjet lokale për kontroll të qenve endacak dhe në cilën fazë të realizimit janë në pjesën e ndërtimit të strehimoreve të qenve endacak”, theksojnë nga Agjencia.

Agjencia theskon se me kontrollet është konstatuar parregullsi te një pjesë e komunave dhe afati i dhënë për largimin e tyre, që nëse nuk veprohet sipas rregullave, në pajtim me kompetencat ligjore, Agjencia do të shqiptojë edhe dënime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button