Hungarezët konfirmuan: Gruevski ka kërkuar azil në Ambasadën e Hungarisë në Tiranë

Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë në një deklaratë për Radio Evropën e Lirë ka konfirmuar se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, kërkesën për azil politik në Hungari e ka bërë nga Ambasada në Tiranë. Autoritetet në Budapest kanë theksuar se nuk kanë informatë se në çfarë mënyre Gruevski e ka lëshuar Maqedoninë, por theksuan se në Hungari ka hyrë në pajtim me rregullat nacionale dhe ndërkombëtare, transmeton Portalb.mk.

Kërkesa për azil të Gruevskit, sipas Ministrisë hungareze, nuk është çështje politike, por juridike, nga atje thonë se nuk kanë informatë se Gruevski ka shfrytëzuar lejen diplomatike të Hungarisë për transfer në vend.

Institucionet e atjeshme nuk kanë të dhëna të sakta se nga cili vendakim kufitar ka hyrë Gruevski në Hungari.

Ndryshe, së fundmi Gruevski nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button