Wilder: E hodha dy herë “KO”, nuk e kuptova si u ngrit sërish në këmbë

Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri amerikan Deontay Wilder, ka pranuar se është gati për të zhvilluar një revansh me Tyson Fury, pas barazimit në duelin e parë që dy boksierët zhvilluan sot në Los Anxhelos. Amerikani e hodhi dy herë në tapet sfidantin britanik, në raundin e 9-të dhe atë të 12-të, por nuk mjaftoi për ta fituar sfidën, pasi Fury dominoi në ring në shumicën e raundeve. Jo vetëm kaq, por Fury befasoi me reagimin e tij, duke u ngritur në këmbë edhe pse u rrëzua dy herë në tapet, duke treguar një zemër të madhe, transmeton Telesport.

Unë nuk e di se cili do të jetë rivali im i radhës, por nuk e mohoj se do të më pëlqente të zhvilloja revanshin me Fury. Pse jo. Le t’i hyjmë punës dhe le ta organizojmë sërish këtë sfidë të madh, për t’u dhënë fansave atë që ata kanë dëshirë të shohin. Unë besoj se ishte një sfidë e madhe ndaj të gjithë dëshirojnë që ta shohin sërish atë”, tha Wilder, që i pyetur nëse ky revansh mund të zhvillohet në Angli, shtoi: “Për mua nuk ka rëndësi ku zhvillohet, në Amerikë apo Angli. Le të zhvillohet aty ku ka më shumë rëndësi”.

Wilder shprehet se kujtoi se e fitoi duelin kur e hodhi dy herë në tapet rivalin, por dy herë Fury u ngrit në këmbë dhe vijoi sfidën. “Mendova se me dy herët që e rrëzova Fury e fitova duelin, se ishin të mjaftueshme. Nuk e kuptova se si ia doli mbanë të ngrihej në këmbë. Në këtë ring të dy boksierët dueluan me zemër, ishim dy luftëtarë të fortë. Dueluam fort “kokë më kokë”, por me ato dy rrëzime mendova se e fitova duelin. Nuk jam dakord me faktin se ai kishte kontrollin e sfidës, pasi unë nuk jam dëmtuar aspak”, tha Wilder.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button