Spasovski: Për përgjimet në Prokurori do të ketë hetime dhe përgjegjësi

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski sot para medieve tha se do të hetohen detajet dhe do të verifikohet qëllimi i instalimit të këtij aparati në Prokurori të përgjimi qysh nga e kaluara.

Ai theksoi se pajisja është instaluar në vitin 2013, kurse informacionin për përgjime e kanë marrë nga burime të brendshme ku më pas menjëherë është njoftuar prokurori publik dhe kryetari i Gjykatës themelore Shkupi 1, transmeton Nova Tv, përcjel Portalb.mk.

“Do të bëhet e ditur kush e ka porositur dhe blerë pajisjen, kush e ka instaluar dhe përdorur dhe secili që ka tejkaluar funksionet e tyre do të përgjigjet para drejtësisë. Kjo vlen për të gjitha institucionet. Do të bëjmë një hetim në të gjitha institucionet për raste të tilla. Koha e përgjimeve dhe incizimeve ka përfunduar. Pjesa e ngelur e regjimit të Gruevskit do të hiqet nga të gjitha poret e institucioneve. Për secilin skandal do të ketë përgjegjësi”, tha Spasovski.

Ai kërkoi që udhëheqësija e VMRO-DPMNE të përgjigjet për veprimet e tyre në kohën kur është instaluar kjo pajisje.

“Mickoski duhet të përgjigjet për rolin e tij në qeveri kur ishte sekretar gjeneral i VMRO-së. Dëmi që ka bërë VMRO ka lënë ende pasoja të cilat nuk mund të mënjanohen brenda natës. Jemi të vetëdijshëm or kujdesin dhe kritikat e qytetarëve se nga regjimi i Gruevskit ende ka degë në shoqëri dhe institucione. Ju siguroj se jemi të përqendruar që të heqim gruevizmin. Ne deri më tani kishim vetëm një vit e gjysmë për të hequr këtë katastrofë që kishte një dekadë që sundonte. Secili rast i ri i krimit na jep motiv që të vazhdojmë edhe më fuqishëm luftën kundër korrupsionit dhe luftën për sundimin e së drejtës”, tha Spasovski.

I pyetur se pse tani më dy vite, që kur është në funksion në MPB nuk kanë bërë verifikimin e institucioneve, Spasovski tha se Gjykatat dhe Prokuroritë janë pushtet i pavarur dhe se ata nuk kanë mundësi ta bëjnë atë vetë, por menjëherë pas marrjes së informacionit për keqpërdorime të mundshme, tani më është hapur procedura për mbledhjen e dëshmive.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button