Përgjimet në Prokurori kanë filluar që nga viti 2013

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë pohon se është e mundur që bisedat e linjave telefonike fikse në institucion të jenë regjistruar para datës 30 shtator 2016, transmeton Alsat M.

“Ka indikacione që tregojnë se regjistrimi ka zgjatur nga prokurimi dhe instalimi i pajisjeve, domethënë nga viti 2013. Në këtë drejtim, po kontrollohet nëse bisedat e regjistruara janë fshirë ose transferuar në një pajisje tjetër. ” theksoi Elizabeta Nedanovska” – zëdhënëse e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë

Derisa është e qartë se prokuroria ka një bazë të madhe bisedash të regjistruara pa dijeninë e prokurorëve, gjasat janë të vogla të ketë numër të madh bisedimesh nga Gjykata Themelore e Shkupit, ku gjithashtu u zbulua opsioni për regjistrimin në centralin e ri telefonik. Arsyeja është se pajisja atje është instaluar vetëm në ndërtesën e re të gjykatës penale. Në atë ndërtesë tani ka filluar të hyjnë një pjesë e të punësuarve dhe gjyqtarëve, dhe vetëm në kohët e fundit ka filluar mbajtja e seancave gjyqësore.

Kryetari i gjykatës nuk deshi të zbulojë detaje shkaku i fshehtësisë së procedurës, por thotë se privatësia e komunikimeve në gjykatë aktualisht nuk është e kërcënuar.

“Pasi gjykata mësoi për ekzistencën e një centrali të tillë, i cili lejon regjistrimin e bisedimeve, janë kryer kontrolle. Në këtë kuptim, unë mund të garantoj se bisedat e gjyqtarëve dhe punonjësve të tjerë që nga momenti i zbulimit të rastit nuk janë regjistruar. Për periudhën e mëparshme, do të konstatojë hetimi”. – tha Ivan Xholev- Kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1- Shkup.

LEXO: Skandal: Prokurorët dy vite janë përgjuar nga qendra telefonike në prokurori

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button