fbpx

Udhëheqësit botërorë, ndasi që në seancën hapëse të G20-s

Udhëheqësit botërorë mbajtën sesionin hapës të samitit të përvitshëm të G20-s, me çdo mosmarrëveshje dhe mospajtim ekzistues të hedhur në tryezë, transmeton Top Channel.

Presidenti pritës, Mauricio Macri tha se zgjidhja ishte dialogu, dialogu dhe vetëm dialogu. E për këtë kërkoi një mesazh të qartë të ndarjes së përgjegjësisë.

Por, presidenti amerikan Donald Trump e ka anuluar takimin me presidentin rus, Vladimir Putin, në lidhje me atë që po ndodh në Ukrainë, teksa dallime të mëdha mbeten edhe mbi çështje të tjera si ndryshimet klimatike apo rasti “Khashoggi”.

G20, i përbërë nga 19 vendet më të industrializuara të botës plus BE-në, përllogarit 85 për qind të prodhimit ekonomik botëror dhe dy të tretat e popullatës së botës.

Takimet e tij, që nisën në vitin 2008, janë një mundësi për anëtarët që të zhvillojnë politika globale në lidhje me çështje të rëndësishme, por shumë nga vendimet kyçe merren në takime dypalëshe.

Masat e sigurisë për samitin në Buenos Aires janë të jashtëzakonshme, me të premten që u shpall ditë pushimi në vend dhe me distriktin kryesor të biznesit në qytet të mbyllur. Protestues, të zemëruar për paratë e shpenzuara për samitin ndërsa Argjentina përpëlitet mes masave të ashpra të kursimit, demonstruan pranë vendit ku po mbahet takimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button