Franca: Marrëveshja Maqedoni – Greqi është kthesë e madhe në marrëdhëniet në rajon

Fanca e mbështet Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO. Marrëveshja me Greqinë është kthesë e madhe në marrëdhëniet në rajon, ndërsa të dyja shtetet ta mbështesin dhe të lejojnë implementimin e plotë të saj, porositi sot ministrja e Forcave të Armatosura të Francës, Florens Parli në takimin me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Paris.

Ministrja Parli shprehu kënaqësi prej kontributit të pjesëtarëve të ARM-së në misionin “Mbështetje e vendosur” të NATO-s dhe e theksoi interesimin e Francës për pjesëmarrjen e Maqedonisë edhe në operacionet paqeruajtëse të KB-së dhe të BE-së. Ajo i vlerësoi proceset reformuese dhe pozitive të brendshme për plotësimin e kritereve të vendosura për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Në bisedimet ministrja Shekerinska e theksoi pritjen që vendi ynë sa më shpejtë të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

“Qeveria jonë bëri shumë përpjekje në procesin e anëtarësimit në NATO. Treguam rezultate në reformat vendore, duke i përfshirë edhe në planin e mbrojtjes, por edhe u angazhuam me çështjet e hapura bilaterale”, tha Shekerinska.

Ajo shtoi se procesi i bisedimeve inkuadruese me NATO-n ka përfunduar dhe se për disa ditë do të shtrohet Programi për vazhdimin e reformave, ndërsa paralelisht në Kuvend është duke u udhëhequr procesi i ndryshimeve kushtetuese për nismën e së cilës dha mbështetje edhe një pjesë e opozitës.

Shekerinska në Paris u takua edhe me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, Mbrojte dhe Forca Ushtarake, Kristian Kambon, ndërsa realizoi takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë të Mbrojtjes dhe Sigurisë, si drejtori i Institutit francez të Mbrojtjes, Gjenerali Patrik Destremo.

“Në kuadër të Ballkanit Perëndimor, Maqedonia ka rol të rëndësishëm dhe ajo ka bërë një hap plotësues drejt përgatitjes së anëtarësimit të saj si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e cila u arrit me fqinjët grekë, është shumë e rëndësishme, pasi ai ishte edhe kushti i cili e pengonte që zhvillohet. Ne po bisedojmë për punën e cila mbetet të bëhet drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Franca është në anën tuaj dhe ne e mbështesim këtë veprim, duke propozuar bashkëpunim si në nivel të parlamentit tonë dhe Senatit tonë”, deklaroi senatori Kambon pas takimit me Shekerinskën.

Ministrja Shekerinska në maj u dekorua me dekoratën “Komandante e Rendit kombëtar për merita të Republikës së Francës. Kjo dekoratë e lartë, është vendosur në vitin 1963 nga Gjenerali Sharl de Gol dhe u ndahet për merita qytetarëve, personave civilë apo ushtarakë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button