Hungari: PE i fut hundën aty ku nuk e ka vendin, Gruevski e mbronte Evropën

Pasi që Parlamenti Evropian (PE) ditën e kaluar gjatë votimit të rezolutës për Maqedoninë miratoi edhe dy amendamente për azilin e Nikolla Gruevskit në Hungari, me të cilën kërkohet ekstradimi i tij në Maqedoni, nga Hungaria ka arritur përgjigje e ashpër.

Zëdhënësi i Qeverisë, përkatësisht Sekretari shtetëror për komunikim ndërkombëtar në kabinetin e kryeministrit hungarez Viktor Orban, Zolltan Kovaç, në intervistë për televizionin “Eho” porositi se rezoluta, përkatësisht amendamentet, nuk kanë ndikim juridik, se PE i fut hundën aty ku nuk e ka venin. Kovaç gjithashtu ka thënë se “mëkati” i vetëm i Gruevskit ka qenë që ka vendosur gardh dhe e ka parandaluar depërtimin e migrantëve.

– Procedura për azil politik për Gruevskin nuk është politike, por punë juridike. Parlamenti Evropian nuk ka asnjë lidhje me ekstradimin e Gruevskit dhe atë që e bën është se e fut hundën aty ku nuk e ka vendin. Besoj se shumica e deputetëve kanë votuar pro rezolutës, megjithëse ata nuk kanë asnjë lidhje me rastin Gruevski. Mëkati më i madh i Gruevskit është se ndërtoi rrethojë dhe u vendos në mbrojtje të Evropës prej terrorizmit dhe imigracionit – deklaroi Kovaç.

Se amendamentet nuk kanë efekt juridik, por sidoqoftë janë “shuplakë” për Hungarinë, deklaroi dje edhe rektori i FON, Nano Ruzhin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button