U deklarua qeveria për skandalin me përgjimet në Prokurori

“Qeveria e dënon ashpër rastin me incizimin e bisedave telefonike në Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë. Vlerësojmë se dukuritë e këtilla janë praktikë e strukturave të pushteti të kaluar jo-demokratik”, kështu u deklarua zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski në një konferencë për shtyp në lidhje me skandalin që sot zbuloi kryeprokurori, Lubomir Joveski, sipas të cilit, në objektin e Prokurorisë ka pasur të vendosur sistem, i cili i ka përgjuar të gjitha bisedat e telefonisë fikse të Prokurorisë, njofton Portalb.mk.

“Qeveria pret që institucionet do të përkushtohen që të pastrohet opinioni dhe opinioni plotësisht do të informohet. Atë që çfarë mund të themi për momentin, MPB është e kyçur plotësisht në procedurë parahetimore. Patjetër të konstatohet përgjegjësia dhe në fund të ketë përfundimin gjyqësor. Qeveria ia lë në dispozicion të gjitha kapacitetet”, tha Boshnjakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button