Zvarritja e ndryshimeve ligjore në ASHMAA i ka ngrirë reformat në fushën e mediave

Ndryshimet ligjore me të cilat është përfshirë Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), e cilat janë dërguar në Kuvend në gjysmën e dytë të shkurtit të këtij viti, ende nuk janë miratuar. Zvarritja e miratimit ndryshimeve ligjore e ka “ngrirë” procesin e reformave në sferën e mediatike, ndërsa Agjencia ka vënë në  pozitë “harresë” dhe në pritshmëri të ndryshimeve të ardhshme.

Kjo u tha sot nga Eurothink – Qendra për strategjitë evropiane, Infoqendra OJQ, Transparenca Maqedoni, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në prezantimin e raportit të parë periodik (qershor-shtator 2018), dy trupat rregullator ASHMAA dhe Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE) në kuadër të projektit “Monitorimi i efikasitetit, efektivitetit, transparencës dhe përgjegjësisë së organeve rregullatore për mediat – PROformance Ëatch II”, njofton Portalb.mk.

Më prezantimin e ASHMAA-it u theksua se Strategjia për zhvillimin veprimtarisë audio dhe audiovizuele 2018-2022, edhe pse, ishte shpallur si aktivitet prioritar, ende nuk është e përgatitur. Komisioni parlamentar për transport nuk miratoi konkluzionin me të cilin propozohet miratimi i raportit vjetor për punën e ASHMAA-it për vitin 2017. Në ueb-faqen e ASHMAA-it janë publikuar shpenzimet e drejtorit, i cili ka harxhuar më pak në krahasim me raportin e mëparshëm. Monitorimi rekomandoi që praktika e publikimit të njoftimeve të kontratave të prokurimeve publike të përfunduara të vazhdojë.

“Ajo që mund të vërehej është se në internet-faqen  e ASHMAA-së, në periudhën e mbuluar nga ky raport, mungonin njoftimet prokurimin e nënshkruara publik në vitin aktual. Pas njoftimit tonë, Agjencia e pranoi rekomandimin për të vazhduar me praktikën e mirë të publikimit të kontratave të nënshkruara në vitet e mëparshme dhe ndërkohë, i publikoi të gjitha raportet për vitin 2018”, tha Marjan Stepanovski nga Eurothink.

Rrjeti për shkrim lexim mediatik është një shembull i mirë se si ASHMAA mund dhe duhet të luajë një rol proaktiv në çështjet me interes më të gjerë publik, por dhe për atë se si mund të jetë i hapur për bashkëpunim dhe t’i përfshijë të gjitha palët e interesuara relevante.

Sa i për AKE-së në aspekt të transparencës, rregullatori ende nuk i ka publikuar biografitë e drejtorëve dhe anëtarëve, ndërsa numri i të punësuarve nuk është i njëjtë me numrin e punonjësve të publikuar në internet faqen e këtij organit rregullator. Ende nuk është aktivizuar numri 112 për raste emergjente ende pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Evropian. Është viti i gjashtë me radhë që Komisioni Evropian vë në dukje shqetësime rreth shpenzimeve problematike nga buxheti i AKE-së për qëllime politike.

Në këtë tremujor, AKE publikoi edhe raport për anketën e opinionit publik për përdoruesit rezidencialë. Anketa u realizua në territorin e Republikës së Maqedonisë, në një mostër përfaqësuese prej 1,100 të anketuarve.

Sipas raportit, edhe pse 60% e të anketuarve janë të vetëdijshëm se AKE ekziston, pothuajse 70% e qytetarëve nuk kanë informacion për procedurën e aplikimit për zgjidhje të ndonjë kontesti me AKE-NË.

AEC në këtë tremujor solli ndryshime në planin financiar për vitin 2018 sipas të cilave ka ndarë mjete shtesë prej mbi 125 milionë, që kanë mbetur si tepricë nga vitet e kaluara, me çka shpenzimeve totale të planifikuara për vitin 2018 kapin shumën 601,830,193 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Rreth 70% e fondeve shtesë, gjegjësisht mbi 87 milionë denarë, janë ri-alokuar për ndërtimin e sistemit të antenës për kontroll dhe monitorim. Me këtë shuma totale e parashikuar për ndërtimin e sistemit të antenës në Vodno për vitin 2018 është rreth 240 milionë “, theksoi Goran Llazarov nga Eurothink.

Përveç përfaqësuesve të organizatave të ekipit të projektit, në ngjarje folën edhe Emilia Janevska, udhëheqëse e Sektorit për punë programore në ASHMAA, Anna Maltsev këshilltare për çështje ligjore në kabinetin e Ministrisë MSHIA dhe Igor Bojaxhiev, këshilltar i drejtorit për radio-komunikime dhe kontroll e monitorim të radio frekuencave në AKE të cilët i trajtua ndryshimet e fundit të Direktivës së BE-së për shërbime mediatike audiovizuele, plani nacional operativ për internet të brezit të gjerë (broadband) si dhe rolin e sfidat e agjencive në kuadër të angazhimeve për një treg të përbashkët digjital dhe agjendën digjitale të BE-së.

Projekti PROformance Watch II implementohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button