Euroambasadori Zhbogar: Reformat bëhen për qytetarët, ata do të tregojnë se sa mirë janë bërë

Më e rëndësishme është që qytetarët të jenë të lumtur, sepse reformat bëhen që ata të jetojnë më mirë dhe ata do të tregojnë se sa mirë janë bërë. Mendoj se deri tani keni bërë progres, presim më shumë në të ardhmen. Progres ka në transparencën e pushtetit, transparencën ndaj qytetarëve dhe mediave. Kuvendi punon shumë mirë, është kthyer në një shtëpi të demokracisë, ku të gjithë debatojnë me argumente, kështu deklaroi auroambasadori Samuel Zhbogar pas tribunës së mbrëmshme në Kriva Pallankë, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se seanca e kaluar për ndryshime kushtetuese ka kaluar shumë mirë, siç tha, “pa energji dhe intolerancë”, ku shihen ndryshimet pozitive, gjithashtu edhe në masat e sigurisë është bërë hap i madh, me propozimin e reformave në DSK.

Kjo tribunë është e para nga seria e dytë e takimeve me qytetarët, të titulluar “Be për ty” që mbahen nën moton “Ndërtojmë të ardhme të përbashkët”.

Sipas tij, një nga sfidat më të mëdha të pushtetit në të ardhmen është të punohet për ata se si të ndihen qytetarët të barabartë, se nuk janë nën ndikimin e vetë politikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button