Kushtet në shkolla: Ndërtimi dhe rinovimi i shkollave është nën kompetenca të MASH thotë Elezi

Lidhur me kushtet në shkolla, në të cilat mungon hapësira dhe në disa të tjera ku nevojitet punësimi i mësimdhënësve, Ministria e Financave drejton gishtin drejt Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke thënë se kjo ministri në buxhetin e saj vetë duhet të ndajë mjete për investime në shkolla, njofton Portalb.mk.

Zëvendësministrja e financës, Shirete Elezi për Portalb.mk tha se shkollat dhe komunat me dokumentacionin e kompletuar duhet të konkurrojnë me projektet e tyre në MASH dhe ky dikaster duhet të ndajë mjete nga buxheti në bazë të nevojës për rinovimin dhe ndërtimin e shkollave fillore dhe të mesme në vend.

“Për rikonstruime dhe investime në shkolla aprovohet buxheti dhe aty Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të bëjë ndarjen për mjete të caktuara që i nevojiten, siç është rikonstruimi i shkollave fillore, të mesme, për ndërtim të shkollave të reja etj. Ne e ndajmë buxhetin që ja dedikojmë MASH-it  dhe ajo është përgjegjëse për planin dhe programin. Pastaj komunat konkurrojnë në MASH me projekte të ndryshme, kuptohet me dokumentacion të kompletuar, me leje me projekt të detajuar e kështu me radhë.  E më pas fillojë realizimi. Kjo është komplet e decentralizuar në nivel të MASH-it që duhet t’i sigurojë mjetet”, tha për Portalb, Elezi.

Kurse sa i përket procedurës së punësimit, Elezi shtoi se aprovimi jepet nga Ministria e Financës.

“Meqë ka të bëjë me punësime të reja, kjo ka implikim fiskal dhe të gjithë drejtohen te Ministria e Financave dhe ne bëjmë një kontroll në hapësirat që janë në mjetet dotacionet dhe bëjnë aprovimin e të njëjtave”, shtoi Elezi.

Ndryshe, shkollat fillore ‘Petar Zdravkovski-Penko’ dhe ‘Ismail Qemali’ ballafaqohen me mungesë të hapësirës, ku në njërën shkollë pothuajse të gjitha paralelet tejkalojnë numrin maksimal të lejuar me ligj, kurse në tjetrën nxënësit e klasës së parë mësojnë në hapësirat  e çerdhes.

Nga MASH për shkollën ‘Ismail Qemali’, thanë se janë në dijeni por nuk saktësuan se kur do të zgjidhet problemi, kurse sa i përket shkollës ‘Petar Zdravkovski-Penko’, thanë se kërkesa për zgjerimin e objektit aktual nuk është bërë ende në këtë dikaster nga ana e komunës së Butelit, nën kompetencat e së cilës bie kjo shkollë.

Ndërkaqsipas ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet.

Prindërit kërkojnë që:

Komunat të kërkojë zgjidhje afatgjate të problemit

MASH të angazhohet më shumë në ndarjen e paraleleve që tejkalojnë numrin e nxënësve të caktuar me ligj dhe ndërtimin e shkollave ku është e nevojshme

LEXO më shumë për dosjen: Stërngarkimi i shkollave – shkelje ligjore

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

  1. Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 [email protected]

  1. Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 [email protected]

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 [email protected]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button