Shekerinska: Do të pranohen 375 ushtarë profesionist

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të BDI-së Rexhail Ismaili, deklaroi se gjatë vitit do të pranohen edhe 375 ushtarë të ri profesionist në Armatë, si dhe e pranoi faktin se në dy provimet e para pranuese numri i shqiptarëve të pranuar është shumë i ulët, përcjell Portalb.mk.  

Ajo shtoi se si ministre përveç se duhet të mbajë llogari për principet kushtetuese dhe një nga ato principe është edhe përfaqësimi i drejtë i bashkësive, por duhet të mbaj llogari edhe për principet ligjore.

“Dua të them që secili përfaqësues shqiptar i cili i ka plotësuar kushtet formle ishte i pranuar. Në konkursin e fundit në të cilin do të kërkohen 125 ushtarë shtesë, nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të paraqitur vetëm 40 janë shqiptar. Që donë të thotë se prej në fillim kemi numër më të vogël dhe ndoshta keni të drejtë një pjesë edhe e humbin besimin dhe për atë nuk konkurrojnë”, ka theksuar Shekerinska.

Sipas saj nuk janë punë në të cilat politikanët duhet të përzihen, por megjithatë duhet të garantojnë se gjatë procesit nuk eksiton as frika nga diskriminimi. Ajo shtoi se zgjidhja e drejtë duhet të kërkohet në ndryshimin e Ligjit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button