Nën hipotekë janë 120.000 banesa në Maqedoni (Inforgafik)

Një pjese tepër të madhe të qytetarëve në vendin tone, pjesa dërmuese e jetës së tyre u kalon duke paguar këste për kredi afatgjata banesore, të cilat sipas rregullit kanë norma të ndryshueshme të interesit që shumë shpesh shpie në kolaps financiar të buxheteve familjare dhe shkurtim të harxhimeve bazë sikur ushqimi dhe veshje vetëm për t’u mbuluar borxhet ndaj bankave, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat nga Regjistri për çmime dhe qira i Agjencisë për kadastër të patundshmërive për periudhën korrik-shtator 2018 tregojnë se nga gjithsej 1.064.562 banesa në Maqedoni, 119.628 apo 11,2 përqind janë nën hipotekë. Pothuaj gjysma e numrit të përgjithshëm të banesave të cilat janë dhënë nën hipotekë janë në Shkup përkatësisht nga gjithsej 309.900 banesa të evidentuara, 55.821 banesa janë nën hipotekë.

Në vendin tonë, në vazhdimësi ka ekspanzion në ndërtim të banesave të reja dhe prandaj është e logjikshme të pritet në të ardhmen kjo shifër vetëm të zmadhohet, që varësisht prej kushteve kreditore mund të sjell deri në shterjen e mëtutjeshme financiare të familjeve që do të vendosin të zgjidhin çështjen banesore nëpërmjet marrjes së kredive.

Në Maqedoni për momentin shkallë e kredive banesore janë relativisht të ulëta përkatësisht sipas pohimeve të autoriteteve monetare në nivelin më të ulët historik. Prapë se prapë, në Sondazhin e fundit për aktivitet kreditor të Bankës Popullore mund të vërehet ashpërsim i vogël tek provizionet e kredive banesore.

Në pyetjen për Bankën Popullore përse ka rritje të provizioneve, nga aty thonë se provizionet për kreditë banesore janë të përfshira në një prej çështjeve që ka të bëjë me perceptimet e bankave për ndikimin e kushteve të ndara për miratim të kredive banesore.

“Përgjigjet e bankave për këtë pyetje në pjesën e provizioneve sugjerojnë se ky faktor përgjithësisht ka efekt në drejtim të lehtësimit të kushteve kreditore, si rezultat i përgjithshëm nga përgjigjeve e bankave ndarazi. Në tremujorë të caktuar vërehet ndryshim i përkohshëm i perceptimit të bankave, në drejtim të ashpërsimit të caktuar tek provizionet. I tillë është rasti edhe me Sondazhin e fundit për aktivitet kreditor, ku vërehet neto-ashpërsim i vogël tek provizionet, përkundër neto-lehtësimit në periudhën e kaluar. Këto janë ndryshime të vogla, kurse analiza më detajore e përgjigjeve tregon se edhe më tej, pjesa më e madhe e bankave (rreth 87 përqind) nuk udhëzojnë në ndryshim tek provizionet në lidhje me periudhën e kaluar”, thonë nga BPRM.

Në pyetjen tonë, a ekziston mundësi Banka Popullore nëpërmjet masave monetare përkatësisht nëpërmjet zbritjes së kamatave të shkresave të bono thesarit nën 1 përqind të kontribuojë në drejtim të reduktimit të kamatave për kredi banesore me çka qytetarëve, të cilët përpiqen të zgjidhin çështjen banesore, do t’u mundësojë “më lehtë të marrin frymë”, nga BPRM thonë se prej fillimit të vitit në dy raste ka bërë zvogëlim të shkallës bazike të interesit me çka ajo është zbritur në nivelin më të ulët historik deri më tani prej 2,75 përqind.

Prej aty shtojnë se rrjedhimisht, tendencat janë të volitshme, ndërsa reaksion eventual plotësues monetar si dhe intensiteti i të njëjtit do të varet prej mbajtjes së tyre edhe në periudhën e ardhshme, si dhe prej ndryshimeve në klimën afariste të vendit dhe të jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button