Me 50 milionë denarë Qeveria do t’i subvencionojë mediat e shtypura

Përmes programit për financimin e mediave të shtypura, Qeveria e Maqedonisë, që nga viti 2019 do t’i mbulojë 50 përqind të shpenzimeve të shtëpive mediatike për shtypjen dhe shpërndarjen e gazetave me karakter të përgjithshëm dhe informativ. Në këtë program do të përfshihen gazetat në gjuhën shqipe, maqedonase, dhe të komuniteteve tjera. Nga Asociacioni i mediave të shtypura paralajmërojnë se këtë masë do të kërkojnë që rregullohet me ligj, njofton Portalb.mk.

Ministri pa resor për komunikim, Robert Popovski, njofton se programi për financimin e mediave të shtypura do të fillojë të zabtohet në vitin 2019. Ai potencon se me këtë program është paraparë mbulimi i shpenzimeve për shpërndarjen dhe shtypjen e gazetave, ndërkaq që shuma e përgjithshme e mjeteve është 50 milion denarë.

“Qëllimi i programit është që të realizohen aktivitetet për përkrahje të shtypit dhe shpërndarje të mediave me karakter të përgjithshëm dhe informativ. Shuma e përgjithshme e paraparë për shtypjen e mediave të shkruara dhe shpërndarje për vitin 2019 është 50 milion denarë. Këto mjete do të ju ndahen mediave të shkruara, në veçanti nëse të njëjtat i përmbushin të gjitha kushtet e parapara me këtë program”, tha Popovski, në pres konferencën e përbashkët me kryetarin e Asociacionit të mediave të shtypura Lirim Dullovi.

Ai gjithashtu njofton, se nga mjetet e parapara 50 përqind do të mbulohen shpenzimet e shtëpive mediatike në gjuhën maqedonase, ndërkaq për mediat e shtypura që shkruajnë në gjuhët që i flasin komunitetet tjera, do të ju mbulohen jo më pak se 50 përqind dhe jo më shumë se 80 përqind, nga shpenzimet.

Kryetari i Asociacionit të mediave të shkruara, Lirim Duvolli, vlerëson se përkrahja e Qeverisë do të ndihmojë në përforcimin e gazetarisë profesionale. Me qëllim që të mos lihet hapësire për interpretime nga partitë politike, ai thotë se janë treguar të kujdesshëm gjatë përgatitjes së kriteriumeve.

“Më vjen mirë që kjo qeveri është në dispozicion për ta ndihmuar gazetarinë profesionale me ndihmë konkrete për dallim nga shembujt që i kemi pasur, mbase kjo nuk është diçka e re te ne deri në vitin 2003 çdo qeveri ka ndarë nga 1 milion eruo për mediave të shtypura, por megjithatë ka dallim. Këtë herë dallimi është te kriteriumet që kërkohen për financim, të cilat janë bërë me propozim të asociacionit për media të shkruara në Maqedoni, të cilat qeveria i pranoi pa asnjë vërejtje. Këto propozime janë me qëllim që të mos lëmë hapësire që të emitohet dhe të mos marrë kahje partiake për keqpërdorim të kësaj mase”, tha Dullovi.

Dullovi paralajmëron se që nga viti i ardhshëm do të kërkojnë që kjo masë të rregullohet me ligj, me qëllim që të bëhet zgjidhje sistematike, dhe të mos lihet që kjo temë të keqpërdoret nga partitë tjera.

Sipas programit për financimin e mediave të shkruara, mediat të cilat do të dorëzojnë kërkesë për përkrahje, ndër kushtet kryesore është që të posedojnë dokumentacion se i kanë kryer të gjitha obligimet ndaj shtetit dhe ti kenë të kryera të gjitha obligimet ndaj punëtorëve.

Lidhur me atë nëse është paraparë dhe financimi i mediave elektronike, Popovski, tha se një gjë e tillë do të shqyrtohet nëse e njejta do të kërkohej nga ndonjë asociacion i ngjajshëm.

Programi për financimin e mediave të shkruara është bërë me iniciativë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe Asociacionit të mediave të shkruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button