Do të hapet ambasadë e Brazilit në Shkup

Së shpejti do të hapet ambasadë e Brazilit në Shkup, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë pas takimit të delegacioneve të dy shteteve, njofton Portalb.mk.

Delegacionet i kanë udhëhequr sekretari shtetëror të MPJ-së së Maqedonisë, Viktor Dimovski dhe nënsekretari i MPJ-së së Brazilit, Aleksandro Kardeas.

Konsultimet politike kanë rastisur me njëzet vitet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Brazilit.

“Dimovski dhe Kardeas kanë theksuar kënaqësi nga trendi pozitiv i zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve mike, gjatë së cilës është theksuar se është në interes përbashkët vazhdimi dhe thellimi i dialogut politik dhe bashkëpunimit, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe parlamentar në fushën e kulturës, arsimit, turizmit dhe fushave tjera është”, theksojnë nga MPJ e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button