Ndihma e Shpejtë në Maqedoni duhet të ndryshojë emrin në Ndihmë me vetura të vjetra (Infografik)

Problemi me autoambulancat e Ndihmës së Shpejtë në Maqedoni, përveç se në numrin e tyre varësisht numrit të banorëve në qytetet e caktuara, qëndron edhe në gatishmërinë e veturave. Sipas të dhënave, Maqedonia kryesisht ka vetura të vjetra dhe armotizuara që duhet të shërbejnë për rreth 2 milionë banorë. Veturat më të amortizuara i ka Kërçova, e kurse më të vjetrën e ka Probishtipi, transmeton Portalb.mk

Kërçova i ka punët më keq

Në Kërçovë shërbimi i Ndihmës së Shpejtë kryhet me dy autoambulanca që janë më të amortizuarat në Maqedoni. Njëra ka 1 milionë e 360 mijë kilometra dhe tjetra ka 800 mijë kilometra të kaluara. Pas saj vjen Kriva Pallanka me dy autoambulanca: me mbi 652 mijë kilometra dhe 620 mijë kilometra të kaluara, Dibra me një autoambulancë me 640 mijë kilometra, Velesi me një autoambulancë me mbi 452 mijë kilometra dhe Ohri me dy autoambulanca me mbi 450 mijë kilometra dhe me rreth 442 mijë kilometra.

Shkupi, e cila fitoi 6 vetura të reja, ka një autoambulancë me 450,642 kilometra të kaluara.

Kërçova rekordmene në kilometrazhën e autoambulancës
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi që është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të Rregullores së punës së Ndihmës së Shpejtë, me të cilin parasheh ndërrim të veturave në bazë të kilometrazhit, për shkak se siç thanë nga atje: “Kemi vetura të vjetra që kanë kaluar nga 600,000 kilometra”.

Edhe pse të vetëdijshëm për situatën aktuale të amortizimit të veturave në Maqedoni, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk premtoi se Kërçova do ta kenë fatin e Shkupit – të fitojë autoambulancë të re.

“Do të shohim”, u përgjigj Filipçe në pyetjen e Portalb.mk se në bazë të çfarë kriteri do të shpërndahen 6 veturat e mbetura nga furnizimi i 12 veturave në qytetet tjera të Maqedonisë.

Probishtipi mban rekordin e vjetërsisë së autoambulancave

Në bazë të vitit të prodhimit, autoambulanca më e vjetër që ofron shërbime të Ndihmën e Shpejtë përdoret në Probishtip – e prodhuar në vitin 1986, pas saj në Dellçevë – e prodhuar në vitin 1987, në Krushevë dhe Strugës – të prodhuara në vitin 1989, në Negotinë dhe Ohër – të prodhuara në vitin 1993 dhe në Veles – e prodhuar në vitin 1994.

Probishtipi me autoambulancën më të vjetër
Automekaniku, Igor Trajkovski

Paraprakisht Portalb.mk ka konsultuar ekspertë për servisimin e veturave të cilët më parë janë marrë edhe me servisimin e veturave të autoambulancave të Ndihmës së Shpejtë, të cilët vlerësuan se për ndërrim dhe servisim të autoambulancave kriter duhet të jetë përdorimi i veturave, ndërkaq në qytetet tjera kilometrazhi i kaluar. U kërkua që të ketë rregullore të veçantë për servisim dhe ndërrim të autoambulancave.

Sipas automekanikut, Igor Trajkovski një autoambulancë e Ndihmës së Shpejtë nuk duhet të ketë më shumë se 10 vjet përdorim.

38 për qind e autoambulancave janë donacion i huaj

Nga 156 vetura, 33 për qind e tyre janë donacion i huaj, rreth 40 për qind janë financim i mjeteve të buxhetit shtetëror, e kurse për 27 për qind Ministria e Shëndetësisë nuk ka informacion se nga kush janë financuar.

Blerja e autoambulancave

Ministria e Shëndetësisë nuk ka kriter se në bazë të cilit kriter do ti shpërndajë veturat në qytetet tjera, edhe kriteri që gjoja se u përdor për furnizimin e 6 veturave në Shkup, nuk ekziston.

Kërkohet që Ministria e Shëndetësisë: 

  • Të realizojë një vlerësim të gjendjes së shërbimit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, dhe të krijojë plan aksionar, e më pas të realizojë furnizimin tjetër të autoambulancave
  • të dërgojë autoambulanca të reja në qytetet me amortizim më të madh të autoambulancave.

LEXO më shumë për dosjen: Joefikasiteti i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button