Liga e Kampionëve, mësohen emrat e 12 ekipeve që siguruan të tetën e finales

 Pas përfundimit të ndeshjeve të mbrëmshme në Ligën e Kampionëve në futboll, tashmë janë mësuar emrat e 12 ekipeve të cilat do të vazhdojnë garat në të tetën e finales në pranverë, disa madje edhe kanë siguruar vendin e parë në tabelën ku garojnë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet të cilat kanë siguruar një dimër të qetë janë Real Madridi, Roma, Bayern Mynihu, Ajaxi, Manchester City, Juventusi, Barcelona, Manchester United, Atletico Madridi, Borussia Dortmundi, Porto dhe Schalke 04, ku për disa, e vetmja sfidë në xhiron e fundit do të jetë lufta për pozitën e parë në grup.

Ndonëse bëri një hap të madh drejt kualifikimit me fitoren e mbrëmshme ndaj Liverpoolit me rezultatin 2:1, PSG akoma nuk ka siguruar të tetën e finales dhe e njëjta vlen edhe për italianët e Napolit të cilët mbrëmë mposhtën Crvena Zvezdën e Beogradit me rezultat 3:1.

Grupi C, akoma nuk ka dhënë një ekip në të tetën e finales pasi tre ekipet, Napoli me 9 pikë, PSG 8 dhe Liverpool me 6 pikë, kanë gjasa për të zënë njërin nga dy vendet që garantojnë kualifikimin.

Fitorja e mbrëmshme e anglezëve të Tottenhamit kundër italianëve të Interit ka bërë që grupi B, të jetë përplot emocione në xhiron e fundit, ku Interi ka mbetur në “mëshirën” e Barcelonës e cila në xhiron e fundit do të luajë kundër Tottenhamit, ndërsa Interi në fushë të vet pret PSV Eindhoven, për të cilin ndeshja nuk do të ketë asnjë rëndësi.

Në grupin D, me humbjen e mbrëmshme nga Lokomotiva e Moskës, Galatasaray humbi gjasat për kualifikim dhe tashmë Schalke 04 dhe Porto siguruan të tetën e finales, ndërsa e vetmja dilemë është se cili ekip do të vazhdojë garat në Ligën Evropa.

Mbrëmë u shënuan këto rezultate:

GRUPI A: Atletico M – Monaco 2-0, Borussia D. – Bruges 0-0

Tabela: Atletico 12, Borussia D.10, Bruges 5, Monaco 1

Grupi B: PSV Eindhoven – Barcelona 1-2, Tottenham – Inter 1-0

Tabela: Barcelona 13, Inter 7, Tottenham 7, PSV Eindhoven 1

GRUPI C: Napoli – Crvena Zvezda 3-1, PSG – Liverpool 2-1

Tabela: Napoli 9, PSG 8, Liverpool 6, Crvena Zvezda 4

GRUPI D: Lokomotiv M. – Galatasaray 2-0, Porto – Schalke 3-1

Tabela: Porto 13, Schalke 8, Galatasaray 4, Lokomotiv 3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button