Natasha Gaber- Damjanovska është drejtoreshë e re e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik

Bordi drejtues i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavllev Shatev” me tetë vota “për” dhe një të “përmbajtur” e ka zgjedhur Natasha Gaber-Damjanovska drejtoreshë të re, transmeton Portalb.mk.

Ajo e fitoi besimin që ta udhëheq institucionin në katër vitet e ardhshme. Ajo është ish-gjykatëse kushtetuese dhe drejtoreshë e Institutit për hulumtime sociologjike dhe juridike. Në publik është e njohur që nga viti 2008 kur Kuvendi njëzëri dhe pa diskutim, me propozim të kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Branko Cërvenkovski e zgjodhi Natashën gjykstëse në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo deri sa ka qenë gjykatëse kushtetuese në periudhën e kaluar shumë shpesh kishte mendime të ndryshme nga koleget e saja, që ishin të ndryshme edhe me pushtetin paraprak. Mandatin nëntë vjeçar në Gjykatën Kushtetuese e përfundoi vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button