Ekipi i Strugës fitoi Kupën Pavarësia 2018

Ekipi i Strugës është fituesi i edicionit të 10-të të Kupës Pavarësia, kompeticion i përvitshëm miqësor që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të FSHF-së, kjo garë realizohet me rastin e Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, ku këtë vit Kupa Pavarësia 2018 u zhvillua ditën e sotme në stadiumin “Skëndërbeu” të qytetit të Korçës.

Pjesëmarrës të këtij edicioni ishin katër skuadra, Otrant nga Ulqini, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korçës.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale u përballën Otrant dhe 2 Korriku, në një ndeshje që u mbyll në barazim 0-0, dhe triumfoi Otrant me penalti 6-5. Ndërkohë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale Struga ka mundur me rezultatin 1-0 Skëndërbeun.

Ndeshja finale Struga-Otrant përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të ekipit nga Maqedonia, duke fituar Kupën Pavarësia 2018.

Ekipi “Fair Play” u vlerësua 2 Korriku, ndërsa çmimi i lojtarit më të mirë të turneut shkoi për Nijaz Lenën e Strugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button