Tullumbacet “famëmëdha” të ditëve tona

Figurat e ndritura ndërkombëtare të kombit dhe Herostratizmi provincial, ngushëllim për ndërgjegjjet degjenerike

Historia e civilizimeve të mëdha botërore, duke filluar nga antika dhe deri në ditë tona, gjithnjë është trasuar me dëshirën dhe tendencën e kamotshme të mendjeve të ndritura të kombeve të ndryshëm, qe në një mënyrë ose tjetrën, të kontribuojnë për popullin e tyre, njohjen e identitetit dhe kulturës së përgjithshme të tyre, deri ne meridianët me te largëta të rruzullit tokësor.

Efekti i këtij kontributi, për të ‘paaftët, të pafatët dhe për të margjinalizuarit’, e shoqërisë sonë, është i natyrës nëpërkëmbëse dhe s’përfilllse, dhe rezulton me pasoja izolimi dhe mbyllje në kapsulën e një bote të vockël, (komanduar nga motive para së gjithash bazuar në interesa individuale), nga e cila, popuj të ndryshëm dhe individë, nuk arrijnë dot të çlirohen, nga ngufatja e ‘komoditetit’, që kjo kapsulë kulturore, imponon!

Në anën tjetër, për aktorët e ‘krahut të kundërt’, pra, prodhuesit e ‘famës së tullumbaceve magjike të shoqërisë’ në të cilën përpëlitemi, ato të botës së ndritur, njohin dhe besojnë në patriotizmin, në egon dhe fuqinë magjike që kjo e fundit ka, arritën të zgjerojnë ndikimin e civilizimeve të tyre drejt ngritjes e famës së kombeve të tyre. Kjo për dikën mund të tingëllojë si koncept keqbërës, por për aktorët e panteonit, nuk shikohet ndryshe, përveç si kënaqësi dhe famë që me efektin e saj, kënaq dhe lartëson deri në qiell, emrin dhe famën, që ne shqiptarët, do ta ëndërronin me mileniume, por që kurrë nuk do ta përjetonim!

Promovimi i vlerave kombëtare të popullit shqiptar, në rrethana festive, padyshim që është gjest patriotik i fuqishëm! Tipik për inteligjencë funksionale të një populli me identitet dhe nacionalizëm të kodifikuar thjesht, ngase ajo ngrit lart vlerat tona, edhe atë në mënyrë transparente, kjo sepse thjesht udhëhiqet nga dashuria për komb dhe atdhe. Një ngritje e këtillë e vlerave tona, bëhet edhe më e dashur dhe me e vlefshme, kur dihet që objekt i saj , janë të ‘famshmit dhe mendjet e mëdha të kombit’, që personalisht preferoj t’u referohem si “ crème de la crème-i” i figurave kombëtare.

Është ky momentum që të bllokon ndërgjegjen dhe të bën ta perceptosh shënimin e manifestimeve për to, tjetër fare dhe me keqardhje të theksuar, kjo për shkak të motivit të shëmtuar që ‘aktorët’ zakonisht dinë ta përdorin për qëllime marketingu dhe interesi individual, që në fakt dëmtojnë rëndë vlerat e këtyre figurave në aktivitetet e tyre fisnike.

Për më tepër, në ditët tona, kur lartësimi i përdhosur i vlerave inekzistente-virtuale, të zbrazura dhe të lehta sa një lecke fluturuese në stuhinë e rastit, realizuar nga këto individëve aq kreativ dhe atdhedashës, lëndon rëndë perceptimin tonë real, të mjedisit në amulli të thellë kulturore e identitare. Kuazi ‘bosat provincial’, pra, ideatorët që aq shumë duan të kontribuojnë për komb, në evenimentet e ndryshëm të institucioneve shtetërore, ku mungon sensi dhe praktika e shoqërisë civilie- liria e shprehjes rreth etikës morale, paraqesin skenare të mjera dhe qesharake sa më s’ka!

Këto ‘evente-tragji-komedi kulturore a la provincialçe’ , në radhë të parë, shumë pak ose gati se aspak, nuk përkojnë me atdhedashurinë e sinqertë, etikën që kjo e fundit kërkon nga autori, të ndihmojnë ose forcojnë identitetin që sot e kemi më të rrezikuar se kurrë, dhe nga të gjitha anët e mundshme. Ata, që moti janë shndërruar në cliche banale, që popullaritetin e arrijnë me ndihmën e portaleve, rrjeteve sociale, e mediave që promovojnë ‘click famën e pa-anashkalueshme të tullumbaceve të famshme, të ditëve tona’.
Autorët e tyre, njerëz me famë lokale synojnë madje, edhe përhapjen e së njëjtës në rrafshin ndërkombëtar!!! Veprat e patriotëve të kalvarit intelektual-kulturor shqiptar, shpeshherë karakterizohen me ngjyra të bukura si ato kameleonëve dhe shprehen nëpërmjet një vargu të ‘mega aktiviteteve’ si ekspozitave të mëdha, që një vizatues – piktor, provincial mund t’i eksponojë sipas modelit ‘high profile’ nëpër institucione te ndryshme, ku me profesionalizëm dhe non-shalantësi, fshehin motivet e ultë të këtyre evenimenteve të kontributit, për arritjen e piedestalit të famës së madhe, që synojnë.

Një nuhatje e këtillë nuk mund të definohet ndryshe përveç se një ‘kontribut dogmatik kulturor’, tej mase mashtrues, që hedh pluhur mbi sytë e publikut kurioz dhe shet mjegull, sipas terkut të vete komunitetit lokal, aty ku po zhvillohet drama e përuljeve! Dramë kjo, ku karakteri kyç është, aq e dëshiruara ‘famës e zbrazur dhe banale’, që ujin padyshim e çon në mullirin individual të interesit, për ta ngritur atë edhe më lart në qiellin tullumbaceve të famës, ku autori, duartrokitet frenetikisht nga masa mediokre, e paaftë për të lexuar mesazhin që përcillet.
Edhe unë personalisht, në vendin e një ‘autori’ i ngjashëm, si shumë stereotipe, në fokus të këtij shkrimi, do të ndjehesha i famshëm, por fatkeqësisht, qesharak sa më s’ka me ndërgjegje të flashkët, të cilën vetëdijshëm do ta kamufloja me famën që padyshim do me ngrittë në panteonin e të famshmëve të ‘botës së civilizuar, që nuk din ndryshe, përveç se të veproj lokalisht’.

Të këtillë stereotipe, falë zotit kemi shumë! Secili dallohet për nga ngjyra e tij. Në evente të këtilla ku shitet kontributi ndaj kulturës kombëtare të shoqëruar me dozë të ekzagjeruar të patriotizmit, sa më s’ka, më shumë shkojnë dhe ngufatin fjalët e mëdha, që artikulohen në emër të atdhedashurisë, kombit dhe kulturës tonë, që kanë një peshë po aq të rëndë sa evenimentet ku Rembrandti, Da Vinci, Michelangelo, Caravaggio, e shumë të tjerë, promovonin rilindjen e kombeve të tyre, që iluminonte tërë botën në kontekst jashtëkohor, ndritje të cilën edhe sot e ndjejmë, me fuqinë e saj shpresëdhënëse, që para së gjithash reflektojnë motivet e këtyre artistëve te mëdhenjve jashtëkohor, për të bukurën, të përsosurën, finen dhe çiltërsinë njerëzore, që shprehej madje me një buzëqeshje unike, jashtëkohore, si ajo e Mona Lisës.
‘Magjia e kësaj buzëqeshje’, shkëlqen sytë dhe fisnikëron shpirtin e artdashësit evropian/botëror, ndërsa efekti i saj, fatkeqësisht është i panjohur në provincat e harruara nga koha, si puna jonë, perceptohet si e djallëzuar dhe pa ndonjë kuptim të veçantë!
Në rastin e kategorisë së parë, efekti i saj inspiron mendje të mëdha të inteligjencës botërore, të krijojnë vepra, që zgjojnë interesin e lexuesit kosmopolitan, duke kontribuar ne ngritjen intelektuale të mbarë njerëzimit. Të njëjtat, tek-tuk hasen duke u lexuar edhe ndër njerëzit e provincave të harruara, që për fat të mirë, janë të aftë të dekodojnë thellësinë e mendimit dhe vlerën inteligjencës së tyre artistike! Janë këto lexuesit që dinë të deshifrojnë kode të padekoduara, do i quaja “të Parësisë së Sionit, në Kodin e Da Vincit të famshëm” që padyshim përmbajnë formulën e shpëtimit të njerëzimit nga e liga përgjithshme, e cila që nga kurdisja e botës tonë, luhatet mbi kokat tona të njeriut-qenie e vetme logjike e planetit.
S’ka dyshim, që për të përshkruar vlerën e tyre, nuk të duhet motivacion, si në rastin e tullumbaceve të famës, ( si puna e provincës sonë), ngase vetë këto relikte të fuqishme të kulturës dhe artit, janë fenomene jashtëkohore, multidimensionale, nga të cilat mund të shkruhen madje, enciklopedi të tëra.

Ngase, tanimë me dekada jemi të mësuar t’a ‘artikulojmë bukur’ ketë fenomen famë-sjellës, nga hëna duket qartë, që avazi i këtij biznesi, ndër ne shqiptarët në Maqedoni, nuk ka të ndalë! Është më se normale, do thoja të duash kombin tënd, aq të vjetër, të duash gjuhën tënde, po aq të vjetër-nënë e shumë gjuhëve evropiane, është normale të duash veprat kolosale që bënë figurat e shenjta të kombit, që i njeh mbarë bota, krejt është OK, madje është edhe përforcim i atdhedashurisë sa më s’ka!

Fatkeqësisht, mizëria e gjithë këtij fenomeni, qëndron në atë ‘POR’ magjike, lidhëse kjo, kontradiktore ndërmjet dy mendimeve apo dy filozofive, që lehtë shpalos kontradiktat dhe shëmtirat që një numër shumë i vogël njerëzish, me shpirt të dëlirë e human, dinë t’i dekodojnë! Janë këto individë me vlera modeste intelektuale, që nuk arrijnë dot të dalin në ‘sipërfaqen e famës’ ku zhvillohet tragji-komedia e tullumbaceve të famës, është fakt që cvilit, që të çjerr shpirtin, të bën të ngulfatesh!

Është diçka që dekurajon dhe të bën pjesë e amullisë së paudhë të ditëve tona, që fatkeqësisht zhvillohet në ‘gardhet e jetës provinciale’, që nuk njeh gjë tjetër përveç manipulimit, egoizmit, interesit lokal, lëpirjes, jargëzimit të shëmtuar, që në fakt janë ‘kategori të shëmtuara vlerash provinciale!’ Lum ky që çon drejt eliminimit të tërësishëm të vlerave reale, që fatkeqësisht, në emrin tonë, për interesa individuale dhe motive të ultë, zhvillohen nëpër institucionet tona të frymëmarrjes kombëtare, të themeluara me gjak dhe sakrifica. Pikërisht, këtu qëndron fenomeni i shëmtuar i të qenurit artist-piktor, pedagog, jurist, linguist, mjek, astronom, fizikant etj., këtu ku sillemi të gjithë, ku veprojmë të cvilitur dhe rrallë herë me ndërgjegje të pastër, që si kuazi autorë, që falë zotit, i kemi mjaft, në radhë të parë, të kontribuojmë për punën dhe institucionet tona, në dobi të interesit të përbashkët, dhe kurrsesi, për kaprico individuale!

Definicioni: Vrasja e vlerave, etikës dhe moralit realist, nga Herostratizmi i Rielkes se madh, fenomen shoqëror, konstant dhe jashtëkohor, që të sfidon ta parafrazosh, sipas logjikës së filozofisë time realiste:

“Fama dhe lavdia, ky lëmsh keqkuptimesh dhe interpretimesh demagogjike, të definuara sipas terkut individual dhe interesit të ngushtë sipas modelit “carpe diem’ kurrë, s’ka qenë më i fuqishëm se tani! Aktorët e kësaj drame vicioze, sot nuk udhëheqin botën, ato nuk janë në gjendje të bëjnë një ndryshim madje sadopak i vogël që të ishte, për komunitetin e tyre, ngase shkëlqimi i veprave të tyre që zhvillohen në mbretërinë e tyre provinciale, dhe punët e mëdha që bëjnë, të verbon sytë, të ndrydh shpirtin dhe të skuq fytyrën, deri në turpërim të skajshëm nga vetvetja! Të krijon ndjenjën e mjerimit që s’je kush qe edhe ti të bësh të njëjtën! Përfundimisht një kakofoni mendimesh e qëndrimesh, me ç’rast pa mëdyshje do ta pranoja anonimitetin provincial, madje edhe në paudhësinë dhe pa-perspektiven e jetës, ku tanimë me vite, janë katandisur më të dashurit tanë.

Në një institucion të lartë arsimor, por edhe gjithandej, ndodh që ‘pa dashje’ të jesh spektator i një eventi kulturor si; promovim ‘vlerash të artistëve të mëdhenj’, ku ‘apla’ duket shfrytëzimi i punës së tjetrit, për të realizuar kapricot individuale, të famës së tullumbaceve që autorët synojnë, për t’a emëruar punën e tjetrit- vepër te tyre personale, për ta vendosur veten nën hijen që të mbron, nga diellit përcëllues i famës së vërtetë të një figure kombëtare, që përfundimisht, po atë figurë ta përvetësosh, duke u shndërruar në vet birin e saj të lindur!

Qesharake kjo do thosha, madje e mjerë, të quash veten doktori apo piktori i filanit, i fistekut, i Nënë Terezës së madhe, e pse jo edhe i të famshmit Gj.K. Skënderbeut, etj. Të lartësosh veten ashtu si të pëlqen, të sillesh në ajër si tullumbace ku era përkëdhelëse e rastit te komandon!…mund të jetë kjo një zbulim teknologjik, një zbulim shkencor, një ekspozitë famëmadhe, ku spektatorët sillen si ‘Brumbulli i Kafkës’ së madh, që fatmirësisht, në rrethana të këtilla, pa dyshim do t’ia dilte të diagnostikonte manipulimin dhe motivet e këtij lloji të produktiviteti të madh të vlerave tona kombëtare!

Për më tepër, për të qenë më konkret, një kuazi autor provincial, sot pa fije cipe, për të fshehur sadopak, atë ndjenjë të mjerë degjenerike, të një ‘kuazi fame’– për një apo dy punësimeve të ‘pekatura me vite’ do thoshte populli (të njerëzve të mi), pas sigurimit të lidhjeve të miqësisë me satanin, që tanimë në ‘trans mental’ e konsideron mik të aftër dhe sekret-publik, është gjest i ulët sa më s’ka! Janë këto rrethana banale provinciale, të një natyre të flashkët, ku manipulohet dhe magjepset rrethi mediokër (të parët, ose të padjallëzuarit) , jo me peshën, madhështinë dhe shkëlqimin e figurës në fokus, por me ‘famën e autorit të madh’ që realizon këtë kallafat provincial!

S’do mend që motivi është i fshehur, edhe përkundër shushuritjeve tek-tuk të publikut mediokër (përveç ca të djallëzuarve!), dhe ‘Selfieve e You Tubeve’ që pasojnë për sigurimin e famës së madhe, te manipulimeve të zakonshme, ala provinciale, që prishin kënaqësinë dhe zbeh shkëlqimin e famës që imponon figura kombëtare në fokus të eventit.
Të dytët janë të ndriturit, thjeshtë janë spektatorët që thjeshtë ndodhen aty, për të nderuar figurat kombëtare, por edhe për të shikuar ndonjë marrëzi që shpesh di të ndodh! Një dhuratë bizare, me motive patriotike kombëtare, fjalë të bukura rreth bravos egoiste të autorit, etj, janë bërë cliché e pompoziteteve provinciale. Në këtë brum amorf të publikut, normalisht që do i ‘përgëzoja këto të parët’! Pra, figurat kombëtare duhet ngritur lart, por mos të harrojmë që jemi të obliguar, që autorët dhe motivet, në rrethanat e këtilla, duhet të gëlltiten ashtu si që servohen! Kafshatë i thonë kësaj, gëlltite apo vjelle! Kjo është çështja!

… dhe kështu, në paskajshmëri, në rrethanat e ‘mbretërisë provinciale të famës’, nga cilido segment i jetës shoqërore ku ajo gjenerohet, për kënaqësi të dreqit dhe zili timen, vazhdon trumbetimi i këtyre eventeve madhështore, të lehta si tullumbacet në erë, duke marrë edhe më tepër avaz se sa që duhet, që tanimë për çudi, te ne shqiptarët, po rezulton me “fenomenin e birësimit të personaliteteve të mëdha të kombit”, për motive dhe kaprico personale, bosave të kulturës lokale, që ato i gjenerojnë sipas terkut të vet magjik, për të ngritur veten sa më lartë në qiellin e tullumbaceve të famës, ku këto lehtësisht fluturojnë në kaltërsinë e demokracisë tonë aq të pritur!
… ndërsa Rielke, duket sikur t’i shikojë me një ‘xhelozi të pafundme’, të shprehur nëpërmjet të një buzëqeshje të rafinuar sarkastike, dhe me fjalët që vetëm ai din t’i artikulojë për herostatizmin e tij, rreth fenomenit, që gjithnjë e më tepër pushton qenien dhe mendjen tonë të shqiptarit, të konstatojë që mjerisht notojmë në pavetëdije, nëpër llumin e ‘transit kaotik identitar, që na ofrojnë promovuesit, tullumbace të famës, të ‘Kuazi vlerave’, provinciale!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button