Kryesojnë Ronaldo dhe Messi, ja kryegolashënuesit e Championsit në histori

Liga e Kampioneve është gara madhore elitare e klubeve të futbollit në Europë. Ky kompeticion ka tashmë edhe ikonat e panumërta ndër vite, kryesisht golashënuesit. Sepse goli është gjëja më e bukur në futboll, kur e shënon në portën e kundërshtarit.

Yje si Raul dhe Andriy Shevchenko dominonin gjatë viteve 1990 dhe 2000, ndërsa Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë marrë përsipër artin e shënimit në një nivel krejt të ri. “Goal.com” hedh një vështrim në historinë më të mirë të të gjitha kohërave të konkurrencës, që daton nga Kupa Europiane, e inauguruar në vitin 1955, deri më sot, transmeton Telesport.

PO cili është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve? Siç mund ta shihni edhe nga tabela më poshtë, Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve (përfshirë Kupën Europiane). Ylli i Real Madridit është ndjekur nga afër nga rivali i tij më i madh, Lionel Messi i Barcelonës.

Ka një gjurmë të konsiderueshme midis tyre dhe pjesës tjetër, me ikonën e Real Madridit, Raul, që i ndjek në vendin e tretë. Karim Benzema është golashënuesi i katërt më i mirë i Ligës së Kampionëve i të gjitha kohërave, ndërsa ish-sulmuesi i Manchester United, Ruud van Nistelrooy, radhitet në “top 5”.

Liga e Kampionëve / Kupa Evropiane e të gjitha kohërave (top-20 golashënuesit):
* Lista merr parasysh të dhënat nga viti 1955
* Lojtarët me shkronja të zeza janë ende aktivë

Nr Lojtari Gola Ndeshje Gola për ndeshje
1 Cristiano Ronaldo 121 155 0.78
2 Lionel Messi 105 127 0.83
3 Raul 71 142 0.5
4 Karim Benzema 59 108 0.55
5 Ruud van Nistelrooy 56 73 0.77
6 Robert Lewandowski  51 77 0.66
7 Thierry Henry 50 112 0.45
8 Alfredo di Stefano 49 58 0.84
9 Zlatan Ibrahimovic 48 120 0.4
10 Andriy Shevchenko 48 100 0.63
11 Eusebio 46 65 0.71
12 Filippo Inzaghi 46 81 0.57
13 Didier Drogba 44 92 0.48
14 Alessandro Del Piero 42 89 0.47
15 Thomas Muller 42 102 0.41
16 Ferenc Puskas 35 41 0.85
17 Gerd Muller 34 35 0.95
18 Fernando Morientes 33 93 0.35
19 Edinson Cavani 33 56 0.59
20 Sergio Aguero 33 64 0.52

Lista e golashënuesve të të gjitha kohërave përbëhet kryesisht nga lojtarë që luajnë ende, ose kanë luajtur në epokën moderne të Ligës së Kampionëve (dmth. nga 1992 e këtej). Në mënyrë të veçantë, nga 20 lojtarët e listës së mësipërme, 15 prej tyre luajtën nga mesi i viteve 1990.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, dy lojtarë që luajtën në epokën e Ligës së Kampionëve (kur turneu njihej si Kupa Europiane) ende bie në sy ish-ylli i Real Madridit, Alfredo di Stefano, dhe ai i Benfica, Eusebio.  Ferenc Puskas, i cili shkëlqeu për Real Madridin në vitet 1950 dhe 1960, është gjithashtu në “top 20”.

Ish-sulmuesi i Bayern Munich, Gerd Muller, është në “top 20” dhe asnjë lojtar tjetër nuk i afrohet atij, si rast fenomenal për raport gola për ndeshje; 0.95. Puskas mburrej me një mesatare finalizimi prej 0.85 gola për ndeshje, i ndjekur nga Di Stefano me 0.84 gola për ndeshje, ndërsa Messi aktualisht është në kuotat 0.83 gola për ndeshje, çka është padyshim më i miri në epokën moderne.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button