Qeveria e Maqedonisë emëroi dy konsullë nderi, Merlaku në Kosovë e Maliqi në Meksikë

Në seancën e 105-të të Qeverisë së Maqedonisë është sjellë vendim që për konsull nderi në Kosovë të emërohet – Rasim Merlaku, ndërkaq në Meksikë – Enver Maliqi, transmeton Portalb.mk.

“Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në seancën e sotme Qeveria shqyrtoi propozimin për emërimin e konsullit të nderit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës, me seli në Graçanicë dhe aprovoi propozimin e kësaj pozite që të jetë i emëruari Rasim Merlaku, shtetas i Republikës së Kosovës, në funksion të vendosjes së bashkëpunimit të ngushtë të Republikës së Maqedonisë, para se gjithash në plan ekonomik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Merlaku është drejtor gjeneral i ndërmarrjes “Vitaminka Trade”, bashkëpunëtore e me ndërmarrjen “Vitaminka” në Prilep të Maqedonisë. Ai gjithashtu është edhe bashkëpronar i Kolegjit “Riinvest” në Kosovë.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë vizitës në ndërmarrjen “Vitaminka trade” në Kosovë, 12.12.2017

Ndërkaq sipërmarrësi nga Maqedonia, Enver Maliqi është emëruar për konsull nderi në Meksikë.

“Qeveria e miratoi Informacionin për hapjen e konsullatës së nderit të Meksikës në Republikën e Maqedonisë, me seli në Shkup, dhe dha pëlqimin e propozimin e Meksikës për emërimin Enver Maliqi për konsull nderi i Meksikës në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Maliqi konsiderohet si një ndër sipërmarrësit më të mëdhenj shqiptar në Maqedoni. Ai është pronar i hotelit “Park” në Parkun e Qytetit të Shkupit ndërkohë që është edhe këshilltar i Qytetit të Shkupit si radhë e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Maliqi përndryshe është emëruar edhe zëvendëskryetar i Qytetit të Shkupit.

Enver Maliqi gjatë marrjes së postit zëvendëskryetar i Qytetit të Shkupit, nga kryetari Petre Shilegov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button