Ndërroi jetë dramaturgu i njohur maqedonas, Goran Stefanovski

Në Britani të Madhe mbrëmë, në moshën 66-vjeçare ndërroi jetë dramaturgu i njohur maqedonas Goran Stefanovski, transmeton Portalb.mk.

Ai ishte profesor universitar dhe një ndër autorët më të mirë të historisë maqedonase, autor i shumë dramave të njohura maqedonase. Ishte edhe një ndër kreatorët e serisë televizive “Bushava azbuka” që emitohej në Radio Televizionin e Maqedonisë.

Ai është fitues edhe i çmimeve “Stale Popov”, “11 Tetori”, çmimin “Vojdan Çernodrinski” e ka fituar gjashtë herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button