“Hipokritët ose pacienti anglez”, të hënën shfaqet në Shkup (VIDEO)

“Hipokritët ose pacienti anglez” e realizuar në Qendrën Multimedia të Prishtinës, e Jeton Nezirajt do të paraqitet edhe në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Do të shfaqet të hënën, me 3 dhjetor në Qendrën Teatrore të Fëmijëve në Çarshinë e Shkupit, me fillim prej ora 20:00.

“Hipokritët ose pacienti anglez”, vjen e realizuar në regjinë e Agon Myftarit dhe Blerta Neziraj, kurse aktorë janë: Ilire Vinca, Bajrush Mjaku, Dukagjin Podrima, Shpëtim Selmani, Ernest Malazogu, Daniela Markaj dhe Art Lokaj.

Komedia “Hipokritët ose pacienti anglez” merret me sistemin shëndetësor i cili, i zënë në kurthin e kapitalizmit e të politikave neoliberale, është shndërruar në njërën prej gangrenave kryesore të shoqërive bashkëkohore në Ballkan, dhe jo vetëm. Shëndetësia s’është krijuar jo për t’iu shërbyer qytetarëve, por për t’i shërbyer industrisë farmaceutike, asaj të sigurimeve shëndetësore e spitaleve private, të cilat shëndetin e pacientit e shohin si produkt prej të cilit duhet të fitohet dhe prej të cilit mund të akumulohet kapitali. Kujdesi shëndetësor është marketizuar e komercializuar, kurse institucionet shëndetësore publike funksionojnë në kushte të mjerueshme, me mjek të korruptuar e mizantrop.

Shfaqja “Hipokritët ose pacienti anglez”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button