Slloveni, për herë të parë në histori ushtria udhëhiqet nga një grua

Gjeneral majore Alenka Ermenc u emërua në funksionin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë sllovene, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Sllovenisë në seancën e sotme miratoi emërimin, me çka 55-vjeçarja Ermenc bëhet gruaja e parë në krye të forcave të armatosura sllovene.

Ermenc detyren e re do të marrë në ceremoninë zyrtare të paralajmëruar për ditën e nesërme.

Presidenti slloven Borut Pahor javën e kaluar njoftoi emërimin e saj në krye të Shtabit të Përgjithshëm dhe shprehu bindjen se Ermenc do të kontribuojë në forcimin e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake.

Shefja e parë e forcave të armatosura sllovene Ermenc javën e kaluar u gradua në postin e Gjeneral-majorit, duke u bërë sllovenja e parë që udhëheq me ushtrinë e një vendi që është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button