Është shtyrë seanca e rastit “Titanik 2”, Mijallkov nuk ishte, ndërsa Thaçi do jetë në Shqipëri për festa

Në Gjykatën Penale sot duhej të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik 2”, por seanca është shtyrë për shkak se i akuzuari, Menduh Thaçi ka kërkuar që të shkojë në festën e Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë, transmeton Portalb.mk.  

Për këtë shkak, nga burgu i Shutkës nuk është nxjerrë as Sasho Mijallkov që të dërgohet në gjykatë.

Javën e kaluar Mijallkov nuk është dërguar as në seancën e rastit “Target-Fortesa” (për të cilin i është përcaktuar paraburgim) me arsyetimin se gjykata nuk ka pasur kohë të mjaftuar të dërgojë urdhër për ta nxjerrë nga Burgu i Shutkës.

LEXO: Është shtyrë seanca e rastit “Target-Fortesa” sepse Mijallkov nuk është dërguar në gjykatë

Ndryshe, në lëndën e Prokurorisë Speciale (PSP) “Titanik 2” akuzohen linderi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.

Gjykatësit e Gjykatës Administrative Biljana Nikodinovska – Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Rangellova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzula nuk janë përfshirë në akuzë edhe pse me kërkesë të gjykatëses Verka Petkovska, Këshilli Gjyqësor ua ka marrë imunitetin, ndërkaq Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e PSP-së për akuzën me çka ata kanë qenë të përfshirë.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”. Kjo është akuza e katërt për Mijallkovin pas “Arkës”, “Target-Fortesa” dhe “Tortura”.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Bisedat e përgjuara mund t’i dëgjoni më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button