Maqedoni, ulje e ndjeshme e çmimit të derivateve

Benzina prej sonte në mesnatë do të lirohet për 4 denarë, ndërkaq dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 3.5 denarë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, njofton Portalb.mk.

Çmimi i ri për EUROSUPER BS-95 do të jetë 63 denarë për një litër, ndërkaq EUROSUPER BS-98 65 denarë.

Një lidër EURODIZEL do të kushtojë 61 denarë, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 49.5 denarë për litër.

Mazuti do të lirohet për 3.307 denarë, gjegjësisht do të shitet për 31.826 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button