Protestë në Pejë: Rama e ndihmoi Gruevskin të arratiset, nuk bëri asgjë për rastin “Kumanova”

Pjesëtarët e familjeve të të dënuarve në rastin “Lagjja e Trimave – Kumanova” sot në mëngjes kanë protestuar në Pejë, përpara hotelit derisa mbahej seanca e përbashkët qeveritare e Kosovës dhe Shqipërisë duke kërkuar që dy kryeministrat Ramush Haradinaj dhe Edi Rama ta ngrenë zërin për lirimin e të burgosurve dhe Shqipëria të mbajë përgjegjësi për arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari nëpërmjet Tiranës, njofton Portalb.mk.

Protesta është mbajtur përpara hotelit “Dukagjini”, ndërkaq të pranishmit kanë mbajtur parulla në të cilat shkruante “Ku mbeti Gruevski”, “Gruevski iku përmes Shqipërisë!” dhe “Ku ngelën djemtë nga grupi i Kumanovës”.

Përpara të pranishmëve mbajti fjalim nëna e të dënuarit Valdet Zeka, Shyhrete, e cila tha se është turp për Qeverinë e Shqipërisë që e ka ndihmuar Gruevskin që të ikë nëpërmjet Tiranës, ndërkaq nuk është kujdesur për asnjë të dënuar për rastin e Kumanovës.

“Është e turpshme për Qeverinë e Shqipërisë që i ndihmoi Nikolla Gruevskit që të ikë nga Maqedonia nëpërmjet Shqipërisë, ndërkaq asnjëherë nuk tregoi kujdes për ata që janë në burg për ngjarjet e Kumanovës”, deklaroi Shyhrete Zeka.

Ndryshe, për ngjarjet që ndodhën më 9 dhe 10 maj 2015 në Kumanovë, në muajin nëntor të vitit të kaluar u dënuan gjithsej 33 persona, ku shtatë prej tyre me burg të përjetshëm, ndërsa të tjerët me burg prej 12 deri 40 vite. Nga ana tjetër, sipas njoftimeve të autoriteteve zyrtare, Gruevski iku në Hungari nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për t’i ikur burgut prej 2 vjetëve dhe hetimeve tjera. Autoritetet hungareze i dhanë azil politik, Gruevski shpëtoi nga burgu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button