fbpx

Ministria e Shëndetësisë do të ketë buxhet në vlerë prej 105.3 milionë euro

Ministria e Shëndetësisë në vitin 2019 do të ketë buxhet në vlerë prej 105.3 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

132 milionë denarë janë paraparë për rekonstruim dhe rindërtim të institucioneve publike shëndetësor, 266 milionë për furnizim të aparaturës medicinale për institucionet publike shëndetësore, 3 milionë denarë për ndërtim të ambulanteve në vendet rurale, 132 milionë denarë për ndërtim të spitalit të përgjithshëm të Kërçovë, 587.4 milionë denarë për ndërtimin e Qendrës Klinike në Shkup dhe përfundimin e Qendrës Klinike në Shtip.

380 milionë denarë janë paraparë për furnizim të barërave për sëmundje të rralla, kurse 156 milionë denarë për rritje të pagave.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se do të fillojë me furnizimin e barërave të rinj si për “Amiloidna familjare”, “Neuropatia muskulore”, “Aneminë aplastike” dhe sëmundjen “Goshe”.

Parashihet edhe: Ndërtimi i qendrës për fibrozë cistike dhe qendër për kujdes paliativ në institucionin për sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes në Kozle dhe ndërtimi i qendrës për kujdes palitiv të të moshuarve në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar.

Siç njoftoi Filipçe, për 30 për qind është rritur buxheti për vaksinimi – imunizim për vitin 2019.

“Janë mundësuar furnizimi i dy vaksinave të reja si për viruset pneumokoku dhe rota dhe furnizim të vaksinave për persona mbi 65 vjet për gripin sezonal”, tha Filipçe.

LEXO: ANALIZË: Sa para do të shpenzohen nga ministritë dhe agjencitë shtetërore në vitin 2019?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button