Arsenali u kthehet fitoreve

“Topçinjtë” fituan 1 me 2 si mysafirë të Bournemouthit në kuadër të xhiros së 13-të. Jefferson Lerma me një autogol të rrallë i dha epërsinë Arsenalit në minutën e 30-të, ndërsa David Brooks barazoi gjithçka në sekondat e fundit të pjesës së parë, përcjell Koha.net.

Në pjesën e dytë, Pierre-Emerick Aubameyang ia dha Arsenalit tre pikë duke realizuar pas një asistimi nga Sead Kolasinaci në minutën e 67-të.

Tani Arsenali ka 27 pikë në pozitën e pestë në tabelë, tetë më pak se lideri i tabelës, Manchester City. Bournemouthi është i teti m 20 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button