10 sekretet e personalitetit të një SHIGJETARI

A keni menduar ndonjëherë se cilat janë karakteristikat tipike të një personi të lindur në shenjën e shigjetarit? Më poshtë ju njohim se 10 karakteristikat dhe tiparet  e personalitetit të tyre, shkruan Bordo.al. 

1- Shigjetari është një person optimist që ëndërron për gjëra të mëdha

Shigjetari ka tendencën të jetë entuziast për jetën dhe optimist për të ardhmen. Ata nuk mposhten nga fatkeqësitë por përkundrazi fokusohen në pikat e tyre më të forta. Ata nuk kanë frikë të synojnë shumë lartë dhe janë të çmendur mjaftueshëm për të besuar se mund t’i bëjnë realitet gjithë ëndrrat e tyre nëse përpiqen mjaftueshëm.

2- Shigjetari është i sinqertë dhe i ndershëm.

Shigjetari është një nga personalitetet më të drejtpërdrejta dhe të sinqerta në të gjithë zodiakun. Ata do të tregojnë atë që i duket e drejtë dhe nuk i sheqerosin aspak gjërat dhe kjo i bën ata të duhurit kur ju duhet një mendim i vërtetë dhe i drejtëpërdrejtë.

3- Shigjetari është i mprehtë dhe ka një sens të hidhur humori

Shigjetari ka një talent natyral për të parë anën qesharake të gjërave që i ndodhin në jetë. Një ndërthurje e humorit dhe sarkazmës së pamëshirshme është ajo çfarë ata u japin miqve të tyre.

4- Shigjetari është i pavarur dhe urren t’i thuhet se si duhet të jetojë

Në ka një gjë që ‘urren’ një shigjetar është t’i thuash se si duhet ta jetojnë jetën apo se çfarë duhet të bëjnë. Nëse përpiqeni ta bëni këtë apo t’i merrni në pyetje për gjëra të jetës së tyre, ata do të largohen sa hap e mbyll sytë.

5- Shigjetari mund të jetë nervoz dhe i paduruar

Shigjtari i do gjërat ‘dje’ dhe është gjithmonë duke vëzhguar për hapin e madh të radhës që do të marrin në jetë. Kur gjërat nuk ecin me ritmin e tyre, ata mund të përfundojnë nervoz dhe të mërzitur.

6- Shigjetari mund t’ju lexojë si një libër të hapur

Personat e kësaj shenje janë tmerrësisht intuitivë dhe shpesh janë në gjendje të lexojnë mendjen dhe karakterin tuaj si një libër. Ata mund ta lexojnë një person në vetëm 1 minutë pasi e kanë takuar atë dhe janë në gjendje të pikasin gjëra që të tjerëve mund t’i shpëtojnë

7- Shigjetari është vështirë të gënjehet dhe gjithmonë mendon 10 hapa përpara

Personat e kësaj shenje janë shumë të zgjuar dhe do të bënit gabim nëse do të nënvlerësonit inteligjencën apo aftësinë e tyre të të menduarit. Ata kanë gjithmonë jë pla B në mendjen e tyre.

8- Shigjetari është gjithmonë aty për njerëzit që duan dhe kur ata kanë më shumë nevojë

Nuk ka rëndësi nëse është mesditë apo ora 3 e mëngjesit, ju mund të mbështeteni gjithmonë te një person i kësaj shenje sepse ai do të jetë aty kur ju të keni nevojë. Ata janë jashtëzakonisht besnikë ndaj atyre që kanë afërt dhe do të bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar ata.

9- Shigjetari është i kujdesshëm se kujt ja jep zemrën

Shigjetari nuk është lloji i personit që ‘i bie’ në kokë për personin e parë që tregon interes ndaj tyre. Nëse nuk binden që ai person ia vlen, ata nuk krijojnë një lidhje.

10- Shigjetari është spontan dhe gjithmonë i gatshëm për argëtim

Entuziasmi i tyre për jetën mund të jetë ngjitës dhe madje njerëzve iu duket sikur kalon më mirë kur janë pranë një shigjetari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button