Trump kërcënoi emigrantët që dëshirojnë të mbërrijnë në SHBA

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se asnjë person nga karvani i 7 mijë emigrantëve që u nisën për të arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Amerika Qendrore nuk do të pranohet në vend pa miratimin e gjykatës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me karvanin prej 7 mijë emigrantësh që u nisën nga Amerika Qendrore për të mbërritur në SHBA, në një postim në Twitter, Trump duke bërë të ditur se në vend nuk do të pranohet asnjë emigrant pa miratimin e gjykatës, tha se “Ne do të lejojmë vetëm ata që vijnë ligjërisht në vendin tonë. Përveç kësaj, politika jonë shumë e fortë është ‘kap dhe arresto'”.

Po ashtu Trump është shprehur se emigrantët do të qëndrojnë në Meksikë dhe nëse do të jetë e nevojshme do të mbyllen plotësisht kufijtë jugorë.

“SHBA nuk mund të tolerojë këtë situatë të rrezikshme dhe të kushtueshme tashmë pas provokimeve që vazhdojnë prej dekadave”, tha gjithashtu Trump.

– Me Meksikën nuk ka marrëveshje

Në një lajm në gazetën “Washington Post” është pretenduar se qeveria Trump ka arritur një marrëveshje me Meksikën dhe se emigrantët që dëshirojnë në strehohen në SHBA do të qëndrojnë të presin në Meksikë deri në kryerjen e procedurave ligjore nga punonjësit e sigurisë kufitare të SHBA-ve.

Ndërsa Olga Sanchez, kandidatja për ministre e jashtme në qeverinë e Meksikës, në një deklaratë lidhur me çështjen, duke refuzuar pretendimin ka theksuar se nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button