Arratisja e Gruevskit, opozita hungareze do të kërkojë hetim parlamentar

Partia hungareze socialiste dhe disa parti tjera opozitare, kanë njoftuar se janë duke përgatitur plan të përbashkët kundër pranimit të kërkesës për azil të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, nga ana e autoriteteve në krye me kryeministrin Viktor Orban, njofton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të portalit 24.hu, ata do të inicojnë panel diskutimi dhe do të kërkojnë krijim të komisionit hulumtues parlamentar, pas së cilit deri te qeveria do të dorëzohet qëndrim i përbashkët për rastin Gruevski, përderi sa deri në parlament do të dorëzohet propozim se si të qasen.

Ndërkaq, partia hungareze socialiste dhe partitë opozitre kërkojnë që të mos mbrohet Gruevski në vendin e tyre, pasi që është i dënuar për mbajtje të dënimit me burg në Maqedoni dhe nuk i përmbush kushtet për azil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button