Kushtet në shkolla: MASH në dijeni për problemet dhe shkeljen e ligjit në shkollën ‘Ismail Qemali’

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e njoftuar me problemet e mungesës së hapësirës dhe numrit të madh të nxënësve në shkollën fillore ‘Ismail Qemali’ ku në një paralele numri i nxënësve shkon madje edhe në 40, që përbën shkelje të ligjit për arsim, dhe thotë se do të bëhen përpjekje që ky problem të zgjidhet sa më shpejtë.

“Jemi të njoftuar se në këtë shkollë ka probleme të mungesës së hapësirave dhe në bashkëpunim me organet kompetente të pushtetit lokal, do të bëjmë përpjekjet maksimale që ky problem të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha për Portalb.mk, Laura Paparaniku nga MASH duke mos konkretizuar se për çfarë përpjekje blhet fjalë.

Portalb.mk pyeti se sa do të kushtonte ky investim dhe a është paraparë që në buxhetin e vitit 2019 të ndahen mjete për këtë çështje, Paparanku tha se informacioni i lartpërmendur është e gjithë ajo që mund të ndajë MASH me opinionin për momentin, duke mos sqaruar se a do të bëhet kërkesë në Ministrinë e Financës për financim apo kanë mjetet e duhura për të zgjidhur këtë problem.

Njëkohësisht në këtë shkollë pothuajse të gjitha klasat janë shumë afër pragut të numrit të lejuar me ligj për nxënës në klasë, që është 34, kurse disa prej tyre edhe e tejkalojnë këtë numër.

Drejtoresha e kësaj shkolle Burbuqe Ymeri, tha për Portalb.mk se klasat më të ngarkuara janë ato të klasës së pestë, ku numri i nxënësve në çdo paralele ka tejkaluar atë 34.

“Pothuajse të gjitha klasat janë të stërngarkuara, por problemi më i madhi qëndron me klasat e pesta dhe qëndrimin ditor, të cilat janë deri me nga 39 e 40 nxënës”, tha Ymeri për Portalb.

Gjithashtu edhe mësimdhënësit shprehen se është mjaftë e vështirë të punohet me numër kaq të madh të nxënësve në një klasë.

Kurse komuna e Çairit nën kompetencat e së cilës është shkolla fillore “Ismail Qemali”, thotë se ka projekt për zgjidhjen e problemit të numrit të madh të nxënësve, ku pothuajse në të gjitha paralelet tejkalohet numri maksimal i lejuar me ligj, që është 34 nxënës.

Nga kjo komunë sqarojnë se në projektin e hartuar për zgjerimin e shkollës së lartpërmendur, janë paraparë të ndërtohen plus tetë paralele.

Ndryshesipas ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet.

Prindërit kërkojnë që:

Komuna e Çairit të kërkojë zgjidhej afatgjate të problemit

MASH të angazhohet më shumë në ndarjen e paraleleve që tejkalojnë numrin e nxënësve të caktuar me ligj dhe ndërtimin e shkollave ku është e nevojshme

LEXO më shumë për dosjen: Stërngarkimi i shkollave – shkelje ligjore

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

  1. Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 [email protected]

  1. Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 [email protected]

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 [email protected]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button