Ismajloska-Starova: Institucionet të kenë kujdes, të mos e dëmtojnë procesin e pajtimit

Deputetja, Nola Ismajloska Straova, e partisë opozitare në kolaicion me VMRO-DPMNE-në që votoi për ndryshimet kushtetues, thotë se për ndryshimet tjera kushtetuese do të vendosë në bazë të asaj se si do të definohen amandametet pas debatit publik. Sipas saj me rëndësi është se si do të rrjedhë procesi i pajtimit, dhe kujdesi i  insitutucioneve që të mos e dëmtojnë këtë proces, njofton Portalb.mk.

“Pajtimi është një pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Mendoj se të gjitha institucionet duhet të jenë të kujdesshëm që të mos dëmtojnë këtë pjesë të këtij procesi,” tha Ismailovska-Starova në një intervistë për emisionin 360-shkallë.

Lidhur me arrestimin e Sasho Mijallkov, Mile Janakieskit dhe Kiril Bozhinovskit, ajo shprehet e shqetësuar për procesin në tërësi. Sipas saj ata janë burgosur për shkak të arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, që sipas saj është hap i gabuar dhe se kjo mund të jetë arsye për arrestimin e shumë personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button