Lekaj pyeti Mustafën: A je për apo kundër taksës?

Ministri i Infrastrukturës njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklarimit të kreut të LDK-së, Isa Mustafës, i cili në një konferencë për media foli për taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria për produktet serbe e boshnjake.

Lekaj, megjithatë, ka thënë se Mustafa nuk e tregoi përcaktimin e saktë se a është për apo kundër kësaj takse vet ai dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përcjell Koha.net.

“Zotëri ish – kryeministër, me kënd je?”, e ka pyetur Lekaj Mustafën në një postim në Facebook.

“Qëndrimi i Isa Mustafës, rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia, nuk e tregon përcaktimin e saktë të tij dhe të LDK-së, nëse janë PËR apo KUNDËR, por më shumë është “shpatë me dy teha”, edhe i mirë edhe i dhembshëm. Jemi të vetëdijshëm se ish-Kryeministri dhe partia e tij, janë po aq të sigurtë, se Kryeministri Haradinaj nuk është personalitet “pishmangji”, siç disa janë treguar të tillë në të kaluarën. Prandaj, më mirë do të ishte që sonte nga partia e tij të dilte me një qëndrim “100% pro vendimit” që t’i tregojmë Serbisë, se kur bëhet fjalë për ruajtje të ekonomisë dhe sovranitetit të vendit, ne jemi “100% bashkë. Nuk zbrapsemi sepse KOSOVA është 100% e pavarur dhe sovrane”, ka shkruar Lekaj.

LEXO: Mustafa ftoi degët e LDK-së që të bëhen gati për zgjedhjet e reja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button