Mospërdorimi i Abetares së unifikuar, peng i vullnetit politik

110 vjetori i Kongresit të Manastirit, shqiptarët e Maqedonisë, përveç se nuk e gjeti gjuhën shqipe me përdorim më të gjerë, i gjeti edhe pa abetare të unifikuar, edhe pse e njëjta ka gjashtë vite që përdoret nga Kosova dhe Shqipëria, kjo sepse nuk ka vullnet politik, transmeton Portalb.mk.

LEXO: 110 vjet nga Kongresi, “shqiptarët në Manastir me 4 për qind”

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë, Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani deklaroi se unifikimi i Abetares shqiptare është çështje politike.

“Duhet të përgatitet kontesti politik këtu brenda Maqedonisë, për shkak se është më shumë çështje vendimit politik, se sa çështje politike e unifikimit të abetareve, dhe besoj se mund të bëhet shumë lehtë”, tha Osmani duke shtuar se duhet të pritet edhe pak që të mos ketë keqkuptime në Maqedoni, pas aplikimit të abetares.

LEXO: Viti shkollor pa abetare të unifikuar, nxënësit shqiptarë do të vazhdojnë të ofendohen

Portalb ka shkruajtur në më 1 shtator për mospërdorimin e kësaj abetare në Maqedoni, pasi që, edhe pse i pyetur në konferencën për media që e realizoi më 30 gusht, ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Arbër Ademi e tejkaloi pyetjen duke mos dhënë përgjigje në atë: Se çfarë ndodhi me abetaren e unfikuar shqiptare, pse nuk e kanë edhe shqiptarët e Maqedonisë?

LEXO: Nxënësit shqiptarë të Maqedonisë, as këtë shtator nuk do ta kenë në duar abetaren e unifikuar
LEXO: Skadon Marrëveshja në fushën e arsimit me Shqipërinë, gjitha shpresat te ministri i ri Ademi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button