Me amendamente, kërkohet që në Raportin e Parlamentit Evropian të jetë arratisja e Gruevskit

Në raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, i cili për gjashtë ditë do të jetë para eurodeputetëve, sipas amendamenteve të raportit, të dorëzuara nga partisë social demokrate dhe të gjelbra, është e mundshme të përfshihet edhe arratisja e ish kryeministri Nikolla Gruevski. Në amendamentet kërkohet që Qeveria e Hungarisë të sigurojë informacione dhe të mundësojë ekstradimin e Gruevskit, transmeton Portalb.mk.

Në partinë e socialdemokratëve kërkohet që arratisja të përfshihet në Raport nëpërmjet dy amendamenteve. I pari parasheh kërkesë ndaj Qeverisë së Hungarisë për ekstradim të Gruevskit.

“Besojmë se proceset ligjore të Maqedonisë duhet të vazhdojnë në pajtueshmëri me procedurat në shtet dhe Nikolla Gruevski duhet të japë llogari para sistemit gjyqësor në Maqedoni. E thërrasim Hungarinë, si shtet anëtar i BE-së, ta respektojë sundimin e së drejtës, i cili është parimi themelor i Bashkimit Evropian, të shteteve anëtare dhe shteteve kandidate njëjtë, dhe ta ekstradojë Nikolla Gruevskin në Shkup. Presim që të gjitha palët e përfshira, të veprojnë rreptësishtë në pajtueshmëri me ligjeve shtetërore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njërin nga dy amendamentet e social demokratëve.

Në amendamentin e dytë kërkohet që në Raport të theksohet se Gruevski është dënuar për keqpërdorim të funksionit me dy vjet burg, nëpërmjet procesit gjyqësor transparent, dhe se aktgjykimi është vërtetuar nga më shumë gjykatës, dhe se është i akuzuar dhe i përfshirë edhe në raste të tjera.

Amendament kanë dërguar edhe grupi i të Gjelbërve, nëpërmjet të cilit kërkojnë që Qeveria e Hungarisë të sigurojë informacione relevante dhe sqarime në lidhje me rastin e Gruevskit.

Por kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se nuk do ta lëshojë Nikolla Gruevskin, pasi që sipas tij, organizatat joqeveritare që janë në Maqedoni, janë lëshuar kundër tij.

Për procedurat gjyqësore kundër Gruevskit, Orban ka deklaruar se “bëhet fjalë për konteste të komplikuara, ndërkaq sistemi juridik është pjesë e të njëjtave”.

“Autoritetet do të vendosin se çfarë do të bëjnë në lidhje me ekstradimin”, deklaroi Orban.

Shpresat për ekstradim thuajse janë minimale, këtë e deklaroi edhe vetë ministri i Drejtësisë së Hungarisë, Llazo Troshani duke thënë se “me atë që i është miratuar azili, Hungaria e pranon se Gruevski është viktimë e persekutimit dhe nuk mund të ekstradohet”.

Edhe ligji për ekstradim i Hungarisë, në nenin 14 e thotë që nëse një personi i është dhënë azili, ai nuk mund të ekstradohet.

Ndryshe, së fundmi Gruevski nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button