U miratua ligji për konfiskimin e pasurisë, Apstolova uroi deputetët

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sonte projektligjin për kompetencat e zgjeruara në Konfiskimin e Pasurisë dhe një numër ligjeve tjera që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, njofton Gazeta Blic.

Votimi menjëherë është përshëndetur nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova

“Sot Kuvendi tregoi përgjegjësi, përkushtim të madh dhe devotshmëri ndaj reformave në drejtësi në Kosovë. Urime për miratimin e Kodit Penal, Ligjit për Konfiskimin dhe të gjitha ligjeve tjera kruciale për luftimin e korrupsionit dhe krimirt të organizuar. Konsensusi nacional është krucial në këtë moment”, tha Apostolova duke e përshëndetur votimin e këtyre ligjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button