Transporti dhe Lidhja do të ketë buxhet 7.27 miliardë denarë, do të ndërtohet rrjeti i kanalizimit në Haraçinë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski e ka publikuar propozim-buxhetin për vitin 2019-të në lidhje me sektorin që e udhëheq dhe theksoi se Buxheti për vitin 2019 është zhvillimor, i krijuar që t’i përmbushë nevojat e qytetarëve dhe të stimulojë rritje ekonomike në shtet, njofton Portalb.mk.

Buxheti i MTL-së për vitin 2019 do të jetë 7 miliardë e 269 milionë e 985 mijë denarë. Në pjesë e shpenzimeve kapitale janë të parapara mjete me vlerë prej 6 miliardë e 419 milionë e 925 mijë denarë.

“Realizimi i projekteve kapitale është parakushti kryesor për rritjen ekonomike të shtetit dhe përmirësim të kualitetit të jetës së qytetarëve. Viti 2019 për Republikën e Maqedonisë do të jetë me investime të mëdha kapitale në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe komunale, por edhe do të ndërtohet rrjeti i gazifikimit”, theksoi ministri Sugareski.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve kapitale janë të caktuara për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë dhe modernizimit të hekurudhës në Korridorin 10.

“Në pjesën e ndërtimit dhe modernizimit të Hekurudhës, kemi paraparë 3 miliardë e 340 milionë denarë ose 2 miliardë më shumë krahasuar me Buxhetin e vitit 2018. Dua që të paralajmëroj se do të fillojmë me ndërtimin e hekurudhës nga Kumanova në Belakovë. Gjithashtu, kemi paoraparë 430 milionë denarë për subvencione për Hekurudhat e Maqedonisë Transport, të destinuara për humbjet nga transporti i udhëtarëve”, theksoi ministri Sugareski.

Për ndërtimin e rrjetit të gazifikimit janë paraparë 1 miliardë e 557 milionë denarë ose 1.1 miliardë denarë më shumë krahasuar me vitin 2018. Ministri paralajmëroi se pret në mënyrë më intensive të punohet gjatë vitit 2019 duke e pasur parasysh se tanimë janë tejkaluar momentet kontestuese me ndërtimin e gazsjellësit në Vodno, transmeton Portalb.mk.

Ministri Sugareski theksoi se gjatë vitit të ardhshëm për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, nëpërmjet projektit nga Banka Investuese Evropiane janë të parapara 590 milionë denarë. Rreth 288 milionë denarë janë të parapara për ndërtimin dhe rikonstruimin e ujësjellësve në Gostivar në Gostivar, Kavadar, Radovish dhe Gjevgjeli në bashkëpunim me Bankën KHV.

Ministri premtoi që gjatë vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në zonën industriale në Vizbeg, për të cilën janë të ndara 60 milionë denarë.

Ministria, ka ndarë mjete edhe për ndërtimin e kanalizimit në Haraçinë, gjegjësisht gjatë vitit 2019 ky projekt pritet që të përfundojë dhe për këtë janë ndarë 20 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button