Tetëdhjetë për qind e dizelit shpenzohet nga kamionët dhe autobusët (Infografik)

Gjysma e automjeteve që janë pjesëmarrës në trafik përdorin dizel, rezultojnë të dhënat e Entit shtetëror statistikor. Dizel përdor mbi 90 për qind të autobusëve, 80 për qind të kamionëve për transport të mallrave dhe 48 për qind të makinave të regjistruara në Maqedoni, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Pothuaj 80 përqind e karburanteve dizel që shiten në Maqedoni përdoren në sektorin e transportit, automjetet e rënda për transport të mallrave dhe autobusët. Transporti hekurudhor në Republikën e Maqedonisë përdor si karburant dizelin dhe energji elektrike. Shumica e benzinës për motorë që shiten në Republikën e Maqedonisë përdoren në sektorin e transportit, makinat e lehta për pasagjerë”, thuhet në Planin kombëtar për mbrojtje të ajrit 2013-2018.

Zgjidhja e problemit me ndotjen e ajrit do të jetë prioritet strategjik i Qeverisë, njoftoi Zëvendësministri i mjedisit Jani Makraduli javën e kaluar. Në Planin për ajër të pastër theksohet se aktivitetet për të parandaluar ndotjen nga transporti do të drejtohen jo vetëm në reduktimin e emetimeve, por edhe në reduktimin e  ekspozimit të qytetarëve derisa nga lëvizin nga një vend deri te një tjetër.

Sipas Entit shtetëror statistikor, në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015, transporti i mallrave me transportin rrugor të mallrave u rritën për 40,5 për qind, ndërsa  transporti hekurudhor ka pësuar ulje për 13,3 për qind:

Numri i makinave të pasagjerëve të regjistruar në 2017 ishte 403.316, që është rritje prej mbi 100.000 automjete krahasuar me vitin 2012 kur kanë qenë të  regjistruara 301.761 makina. Autobusët në vend vitin e shkuar kanë kaluar 42,3 milionë kilometra, ndërsa kamionët 902 milionë.

Të dhënat e ESHS tregojnë se trafiku rrugor ka marrë pjesë me 2,2 përqind në ndotjen me grimcat PM2.5 në 2016, ndërsa me 1.9 përqind në ndotjen me grimcat PM10. Studimi i ASHAM mbi ndotjen e ajrit nga transporti thotë se te emetimet e oksidit të azotit (NOx) janë fajtori kryesor është sektori i transportit, i cili merr pjesë me 60 për qind të emetimeve.

Agjencia ndërkombëtare për kërkim të kancerit, gazrat e shkarkuara të çizelit i kategorizon në substanca kancerogjene të grupit 1 dhe shkaktojnë kancer të mushkërive dhe kanë lidhje me kancerin e fshikëzës. Përveç kësaj, ato ndikojnë edhe në dëmtimin e zemrës, mushkërive dhe aktivitetit të trurit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button