Dolce & Gabbana akuzohet se ka fyer Kinën, fajëson hakerët

Brendi botëror për veshmbathje, Dolce & Gabbana kërkoi falje sot për komentet se ka fyer Kinën gjatë një bisede në Instagram, megjithatë mohoi të ketë faj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Personalitetet e famshme në Kinë reaguan me zemërim pasi në rrjetet sociale u publikuan disa “screenshot” nga bisedat, për çka shumë personalitete thanë se do të bojkotojnë evenntin e Dolce & Gabbana që ishte caktuar për sonte.

Më vonë, shtëpia luksoze e modës tha se ka anuluar shfaqjen.

Kopjet e publikuara të bisedës shfaqin bashkë-themeluesin Stefano Gabbana duke iu referuar Kinës me terma të papërshtatshëm ndërsa ndaras nga kjo, llogaria e Instagram-it e Dolce & Gabbana në një shkëmbim tjetër të bisedës kishte përdorur gjuhë ofenduese.

Së fundmi Dolce & Gabbana kërkoi falje në Instagram, duke thënë se llogaritë e tyre janë hakuar.

“Ndjejmë keqardhje për secilin shqetësim të shkaktuara nga këto postime të paautorizuara”, thuhet në reagim.

“Për Kinën dhe popullin e saj kemi vetëm fjalë respekti”, thuhet në kërkimfalje.

Edhe Stefano Gabbana sqaroi mbi incidentin duke shkruar në llogarinë e tij në Instagram.

“E dua Kinën dhe kulturën kineze. Ndjej keqardhje për atë që ndodhi”, shkroi Gabbana.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button