Kremlini: Ka pasur presion për zgjedhjen e kreut të Interpol-it

Kremlini, përmes zëdhënësit Dmitry Peskov, shprehu keqardhje që kandidati rus nuk e fitoi postin e udhëheqësit të Interpol-it, shkruan REL.

Organizata ndërkombëtare e policisë zgjodhi të mërkurën president jugkoreanin Kim Jong-yang.

Kim u zgjodh nga 194 shtetet anëtare të Interpol-it në një takim në Dubai.

Ai e mundi rusin Alexander Prokopchuk, i cili ka qenë favorit për të fituar.

Megjithatë, ka pasur shqetësime se Prokopchuk do ta shfrytëzonte rolin e presidentit për të shënjestruar kritikët e presidentit rus, Vladimir Putin.

Pas votimit të mërkurën, Kremlini tha se ka pasur “presion të qartë nga jashtë” për zgjedhjen e kreut të ri të Interpol-it.

Moska tha se Prokopchuk do të vazhdojë të shërbejë si zëvendëspresident i Interpolit dhe do të ndihmojë në forcimin e “pozitës së organizatës në komunitetin ndërkombëtar të policisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button